LAJMI I FUNDIT:

Kontrolloni llogaritë tuaja, Elon Musk njoftoi se Twitter do të fshijë profilet joaktive

Kontrolloni llogaritë tuaja, Elon Musk njoftoi se Twitter do të fshijë profilet joaktive

Elon Musk, pronar dhe drejtor ekzekutiv i Twitter, ka njoftuar se ky rrjet do të heqë llogaritë që kanë qenë joaktive prej disa vitesh.

Musk shtoi se përdoruesit mund të vërejnë një rënie të ndjekësve, transmeton Telegrafi.

Sipas politikës së Twitter, përdoruesit duhet të hyjnë në llogarinë e tyre të paktën një herë në 30 ditë për të shmangur heqjen e përhershme për mosaktivitet të zgjatur.


Në fillim të këtij muaji, Musk “kërcënoi” të transferonte llogarinë e Radios Kombëtare Publike në Twitter te një kompani tjetër, pasi transmetuesi publik ndaloi postimin e përmbajtjes në 52 kanalet e tij zyrtare në Twitter, në shenjë proteste ndaj një etiketimi në Twitter që nënkuptonte përfshirjen e qeverisë në përmbajtjen e tij editoriale.

Muajin e kaluar, Twitter hoqi shenjën e kaltër nga profilet e mijëra njerëzve, duke përfshirë të famshëm, gazetarë dhe politikanë të shquar.

Musk e bëri verifikimin e llogarisë pjesë të abonimit Blue të Twitter, një veprim që ai tha se do të adresonte problemin e llogarisë së botit të rrjetit social. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Kalo në kategori