LAJMI I FUNDIT:

Me kontratën e re, De Gea do të bëhet portieri më i paguar në botë

Me kontratën e re, De Gea do të bëhet portieri më i paguar në botë
David de Gea (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

David De Gea është pranë që t’u japë fund thashethemeve për të ardhmen e tij, duke nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, nga e cila do të përfitojë 375.000 funte (415.080 euro) në javë.

Portieri spanjoll është duke biseduar me klubin qe një vit në lidhje me kontratën e re, ndërkohë që për herë të fundit kishte rinovuar në vitin 2015 (pas dështimit për të kaluar te Real Madridi), kontratë katërvjeçare me opsionin për t’ia vazhduar edhe për një vit që është e drejtë e Djajve të Kuq.

Të gjitha lajmet nga David de Gea
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga David de Gea

De Gea ka kërkuar siguri në lidhje me të ardhmen e klubit dhe projektet e reja, ndërkohë që kishte refuzuar të nënshkruante gjatë kohës sa ishte trajner Jose Mourinho.


28-vjeçari ka kërkuar pagë të barabartë me Alexis Sanchez (lojtarin më të paguar te Unitedi), mirëpo sipas njoftimeve që i transmeton metro.co.uk, ai është pajtuar të jetë lojtari i dytë më i paguar.

Kontrata pesëvjeçare në vlerë totale prej 91 milionë funtesh (101 milionë euro) do ta bëjë De Gean portierin më të paguar në botë.

Spanjolli do ta nënshkruajë kontratën e re pas kthimit të Unitedit nga turneu parasezonal dhe do të jetë një shtytje e madhe për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili gjithmonë ka dashur që ta mbajë portierin në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori