Kontakti me natyrën në qytete redukton ndjeshëm ndjenjën e vetmisë, sipas një ekipi shkencëtarësh.
Hulumtimet e tyre tregojnë se vetmia është një shqetësim i madh për shëndetin publik dhe mund të rrisë rrezikun e vdekjes së një personi me 45 për qind – më shumë se ndotja e ajrit, obeziteti ose abuzimi me alkoolin.
Studimi është i pari që vlerëson se si mjedisi mund të ndikojë në vetmi. Ai përdori të dhëna në kohë reale, të mbledhura nëpërmjet një aplikacioni, në vend që të mbështetej në kujtesën e njerëzve se si ndiheshin, shkruan The Guardian.
Hulumtimi zbuloi se ndjenjat e mbipopullimit rrisin vetminë me një mesatare prej 39 për qind. Por kur njerëzit ishin në gjendje të shihnin pemët ose qiellin, ose të dëgjonin zogjtë, ndjenja e vetmisë ra me 28 për qind. Ndjenjat e përfshirjes sociale gjithashtu ulnin vetminë me 21 për qind, dhe kur këto ndjenja përkonin me kontaktin me natyrën, efekti i dobishëm u rrit me 18 për qind.
Gjetjet vunë në dukje ndërhyrjet për të reduktuar vetminë, studiuesit thanë: “Duhet të zbatohen masa specifike që rrisin përfshirjen sociale dhe kontaktin me natyrën, veçanërisht në qytetet me popullsi të dendur”.
Koha e kaluar në natyrë dihet se rrit mirëqenien, me shëtitjet në pyll që vlerësohet se i kursejnë Mbretërisë së Bashkuar të paktën 185 milionë funte në vit në kostot e shëndetit mendor, për shembull. Vendet me natyrë në qytete mund të zvogëlojnë vetminë duke rritur ndjenjat e lidhjes me një vend, ose duke ofruar më shumë mundësi për t’u shoqëruar, thanë studiuesit.
Studimi sfidoi pikëpamjen tradicionale të qyteteve si vende që janë gjithmonë të këqija për shëndetin mendor dhe vetminë, sipas Prof. Andrea Mechelli, pjesë e ekipit hulumtues dhe një ekspert në ndërhyrjen e hershme në shëndetin mendor në King’s College në Londër në MB. “Mund të ketë aspekte të tilla si veçoritë natyrore dhe përfshirja shoqërore të cilat në fakt mund të ulin vetminë”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit