Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar sot me aq sa ka informata, duke përfshirë edhe ato nga grupet opozitare do të ishte e pamundur që të shkohet në zgjedhje në vjeshtë.
Konjufca theksoi se vullneti ka qenë qysh para disa muajsh edhe mazhoranca gjithmonë e ka shprehur gatishmërinë dhe se më këtë është pajtuar edhe subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, por megjithatë siç tha ai, disa partive u duhet më shumë kohë.
“Të gjithë në të njëjtën kohë e kemi kuptuar se kjo nuk duhet të jetë marrëveshje mes dy partive politike, por duhet të jetë një përfshirje më e gjerë dhe me sa e di unë oferta iu është bërë të gjitha subjekteve opozitare, dy prej tyre nuk janë pajtuar që të shkohet në zgjedhje në këtë mënyrë, ato kanë propozuar një mënyrë tjetër.
…Unë qysh e kam lexuar këtë qëndrim dhe këtë pozicionim është se atyre ju duhet më shumë kohë dhe mendoj se nuk duhet paragjykuar ato subjekte që kërkojnë më shumë kohë për zgjedhje….
Por, nëse nuk arrihet konsensus i të gjitha subjekteve që të shkohet, që të jemi të sigurt që kemi dukshëm mbi numrin 80 dhe jo që të jemi në kufi sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e Kuvendit, ju e dini se i kërkon 2/3 e votave dhe vetëm mazhoranca me PDK do të ishin në kufi të këtyre numrave… Kjo është arsyeja kryesor pse kemi kërkuar konsensus më të gjerë.. në kampin opozitar nuk ka pasur pajtueshmëri dhe mendoj që goxha shumë këto ditët e fundit janë zvogëluar shanset që Kuvendi të shpërndahet”, ka thënë Konjufca.
Ai tha se me aq sa ka informata edhe nga qëndrimet e grupeve opozitare do të ishte e pamundshme që të shkohet në zgjedhje në vjeshtë.
Kryekuvendari tha se kjo është periudha e fundit për pajtueshmëri rreth zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas tij afati i fundit do të ishte java e parë e qershorit që të krijohet konsensus mes partive politike.
Konjfuca tutje tha se pastaj për zgjedhje të jashtëzakonshme do të hynin në javën e parë të korrikut, por nëse kalojnë këta kufij kohor atëherë nuk do të ketë zgjedhje dhe mandati i Qeverisë Kurti do të shkojë deri në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze