Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presidentin e Maltës, George Vella, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin tonë me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani.
Në takim, përveç çështjeve tjera, u bisedua për raportet dypalëshe dhe proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe u shkëmbyen mendime për zhvillimet politike dhe sfidat e sigurisë në rajon e më gjerë.
“Kryetari Konjufca vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona janë shumë të mira dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin për media.
Konjufca tha se Malta është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ne jemi përherë mirënjohës për njohjen, por edhe për përkrahjen e palëkundur drejt të ardhmes në BE dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
“Duke kërkuar nga shteti mik i Maltës vazhdimin e mbështetjes për agjendën evropiane të Kosovës, përfshirë edhe liberalizimin e vizave, Konjufca nënvizoi se qytetarët tanë janë të vetmit në Evropë të cilët ende nuk mund ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Pasi e falënderoi Kryetarin Konjufca për mikpritjen, Presidenti George Vella shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e partneritetit dypalësh, si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar përkrah Republikës së Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lajçak: Kosova e Serbia mund të jenë krenare për Marrëveshjen e Ohrit
Bojkotimi i marketeve, Dimitrieska-Koçoska: Të respektohet Ligji për praktikat e padrejta tregtare dhe të gjitha ligjet tjera
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?