Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, deputetë të Kuvendit dhe anëtarë të Qeverisë, mori pjesë në përvjetorin e masakrës së Dubravës dhe vendosi lule pranë lapidarit të ngritur në kujtim të të rënëve në këtë masakër, të kryer nga forcat serbe këtu e 22 vjet më parë, gjatë së cilës u vranë e u plagosën qindra të burgosur shqiptarë.
Konjufca me këtë rast tha se trashëgimia e vetme e Serbisë në Kosovë është gjenocidi mbi popullin shqiptar të Kosovës.
Sipas kryekuvendarit njëra prej këtyre akteve të gjenocidit është edhe masakra e Dubravës.
“Ky është një akt i planifikuar, i përgatitur dhe i ekzekutuar nga shteti serb. Dihet se cilat struktura të ushtrisë dhe policisë serbe, të grupeve paramilitare kanë qenë të angazhuara drejpërdrejt në masakrën e Dubravës. Pra, sa i përket pyetjes dhe çështjes se kush janë përgjegjësit që vranë të burgosurit në burgun e Dubravës prej 19 maj deri më 23 maj 1999, askush në botë nuk ka dyshim. Përgjegjësia i mbetet Serbisë, kriminelët me emër dhe mbiemër dihen, por deri më tani ka munguar vetëm drejtësia”, tha Konjufca.
Kryetari i Kuvendit përsëriti se pa vënien e drejtësisë për të vrarët dhe të masakruarit në Kosovë, familjarët nuk do të mund të ndjehen të qetë.
Prandaj, shtoi kryekuvendari Konjufca, institucionet çdo ditë duhet t’i publikojnë me emra dhe mbiemra të gjithë ata policë, ushtarë dhe paramilitarë që kanë marrë pjesë në masakrën e burgut të Dubravës.
“Kjo është një prej masakrave që kërkon një gjykim të veçantë”, tha ai.
Me rastin e 22 vjetorit të maskrës në burgun e Dubravës, Kryekuvendari Konjufca bashkë me nënën e dëshmorit Bajram Kiçina, Mihrije Kiçina, nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bogujevci, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, të mbijetuarit e kësaj masakre Nait Hasani, Bislim Zogaj, Bajrush Xhemajli, si dhe kryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj, zbuluan lapidarin në të cilin janë shkruar emrat e të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre të tmerrshme.
Po sot kryetari Konjufca bëri homazhe dhe vendosi lule edhe pranë pllakës përkujtimore në Vushtrri, në nderim të 68 të rënëve, të cilët 22 vjet më parë u vranë e u masakruan brenda një dite nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe.
Në bashkëbisedim me familjarët e të rënëve, kryekuvendari Konjufca u zotua se do të angazhohen në përgatitjen e një padie për gjenocid ndaj Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi