LAJMI I FUNDIT:

Kongresi i Lushnjës si daulle!

Kongresi i Lushnjës si daulle!

Historia ka vdekur, nuk jep mesazhe, mesazhet i nxjerrim ne sipas qejfit!

Si të bëjmë t’u themi që Kongresi i Lushnjës, që nga thellësia e historisë, nuk na jep ato mesazhe që ne duam të nxjerrim tani prej tij, a thua sikur ai të ishte gjyshi që na ka lënë të shkruar në defterkë mbyllur në sënduk, ndonjë testament me porositë e tij.

Historia nuk na jep asnjë mesazh. Ajo është zhdukur si realitet. Jeton si kujtesë ashtu sikurse ne duam t’a kujtojmë atë.


I ngjan një daulleje që nxjerr ato tinguj që duam ne të nxjerrim prej saj duke i rënë me shkop.

Sepse, po thonë që Kongresi i Lushnjës na jepka mesazhe bashkimi midis politikanëve athua se e dinte Kongresi i shkretë se do t’i binte përvjetori në ditët e Tryezës unanime për Kodin Zgjedhor.

A thua se ata që erdhën atje ishin politikanë partish politike!

E kuptojmë ne që problemi ynë nuk është bashkimi monolit në Frontin Demokratik, sepse asnjë copëtim nuk kërcënon Shqipërinë nga Lidhja e Kombeve apo nga fuqitë e mëdha!

Ne sot kemi hallin si të funksionojë shteti dhe demokracia.

Ne nuk duam që partitë në pushtet, qeveri dhe opozitë, të bashkohen si grusht bashkuar rreth Komitetit Qendror me në krye Byronë Politike.

Ne duam që të veprojë qeveria si qeveri dhe opozita si opozitë, jo të bëhen bashkë kundër të gjitha partive të tjera, kundër forcave të reja politike, kundër qytetarit.

Nuk është bashkimi për të mbrojtur atdheun që Vlorën mos ja marrë Italia, apo Gjirokastrën Greqia, tani.

Prandaj t’i lemë gospelet me mesazhe bashkimi ndërkohë që atëherë dhe tani janë dy situata krejt të ndryshme.

Ne duam të funksionojë si duhet dallimi dhe mos bashkimet qeveri-opozitë.

Bashkimi si në rastin e Kongresit të Lushnjës, pastaj një resme e përbashkët, nuk është ky mesazhi.

Mos i jepni memecit, historisë, aftësinë për të folur sikurse duam sot. Se po të kishte qenë 100 vjetori në 30 qershor, do të kishim thënë se mesazhi është hajde t’i biem me koktejl molotov bashkisë të Lushnjës!

Kjo sigurisht pa i ulur asnjë thërrime vlerave të mëdha patriotike dhe shtetformuese të atij Kongresi!
Por, mjaft përvetësuat edhe historinë!

Në trend

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Kalo në kategori