LAJMI I FUNDIT:

Konflikti i qytetërimeve përshkon epokën tonë!

Konflikti i qytetërimeve përshkon epokën tonë!

Nga: Nick Timothy, politolog / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Shumica prej nesh nuk e kanë të vështirë të dënojnë masakrën barbare që cak kishin civilët, vrasjen e foshnjave, përdhunimin e grave, përdhosjen e kufomave dhe pengmarrjen e të pafajshmëve – nga të vegjlit e deri te pensionistët.

E, megjithatë, shumë individë dhe institucione në Britani dhe më gjerë në Perëndim, kanë refuzuar ta bëjnë këtë. Pas mizorive të kryera nga Hamasi kundër civilëve izraelitë – mizori të pamohuara nga Hamasi, por edhe të filmuara, të publikuara dhe të kremtuara prej tyre – shumë prej tyre zgjodhën të shikonin nga ana tjetër ose të përgjigjeshin me banalitete të tilla si, “të gjitha jetët e civilëve kanë rëndësi”. Jetët e humbura tashmë në Gaza janë tragjedi – për të cilën duhet fajësuar Hamasi – por, humbja e jetës palestineze nuk e justifikon refuzimin për të pranuar se jetët e marra dhe të shkatërruara në sulmet terroriste, ishin hebraike dhe izraelite.


Teksa dhjetëra-mijëra vetë marshuan në rrugët e Londrës këtë fundjavë dhe mijëra të tjerë gjetkë nëpër Britani, urrejtja e dyfishtë ndaj Izraelit dhe popullit hebraik shprehej me zë të plotë. “Khaybar, Khaybar Ya Jahud”, brohoritën disa protestues. Në përkthim, kjo do të thotë, “Kujdes hebrenjtë, mbajeni në mend Khajbarin”, betejën e shekullit të shtatë në të cilën ushtria myslimane masakroi hebrenjtë në Arabi. “Duam gjak [çifut]”, bërtitën të tjerët, duke qëndruar pranë zyrtarëve të policisë.

Disa mbanin afishet që përshkruanin fluturaket, duke kremtuar metodën e sulmit të Hamasit. Shumë të tjerë brohoritën “nga lumi në det” – thirrje gjenocidale për shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe largimin e popullit hebraik nga territori. Më alarmuese se këto detaje është fakti se mijëra shtetas britanikë iu përgjigjën mizorisë terroriste duke protestuar jo kundër autorëve të tij, por kundër viktimave të tij.

Teksa këtë e bënë, shumë prej udhëheqësve dhe institucioneve tona e injoruan realitetin. Në Londër, nëntë policë u plagosën dhe 15 vetë u arrestuan, por pamjet në video tregojnë akte kriminale që mbeten të pandëshkuara, disa prej të cilave tani janë duke u hetuar. Megjithatë, New Scotland Yard e ndjeu si të nevojshme të thoshte se protesta “kaloi pa problem dhe mijëra vetë ishin në gjendje të shpreheshin”.

Bizneset dhe universitetet, aq të shpejta për të mbështetur kauzat politike që janë në modë, kanë rizbuluar papritur rëndësinë e neutralitetit politik, pasi shmangin komentet si për sulmin e Hamasit ashtu edhe për reagimin kundër hebrenjve në punë dhe në kampus. Ndërkohë, ministrat e qeverisë kanë qenë dukshëm të palëkundur, disa politikanë janë shmangur duke iu rikthyer banaliteteve të zakonshme.

Pjesërisht kjo është për shkak të biznesit të zakonshëm të politikës. Politika e jashtme, si politika e brendshme, krijon ndasi. Por, është gjithashtu pasqyrim i shoqërisë multikulturore dhe multifetare që jemi bërë. Shumë prej protestuesve, përfshirë ata që brohoritnin kërcënimet më të dhunshme në tubim, ishin myslimanë të nxitur nga ndjenjat e tyre për umetin, ose për popullsinë globale myslimane. Hulumtimet tregojnë se myslimanët britanikë kanë më shumë gjasa të kenë pikëpamje antisemite sesa popullsia në përgjithësi.

Kjo i përshtatet tendencave globale. Ndonjëherë dëgjojmë se tani jetojmë në një botë të nacionalizmit të rilindur: që pas Luftës së Ftohtë, gjatë së cilës rivaliteti amerikan dhe sovjetik mbajtën kapakun mbi tensionet e vjetra etnike dhe kombëtare, ne iu kthyem rivaliteteve dhe urrejtjes së vjetër. Dhe, ndonjëherë dëgjojmë ndonjë teori alternative: jetojmë në një botë të perandorive. Shtetet e Bashkuara e projektojnë fuqinë e tyre globalisht, vazhdon argumenti, Rusia mbetet perandori, Kina është imperialiste, Bashkimi Evropian është një bllok i fuqisë tregtare dhe Afrika dhe Amerika Latine mendojnë për integrimin ekonomik dhe politik.

Ka të vërteta në të dy pretendimet, por ka edhe një të vërtetë të tretë. Nuk po jetojmë vetëm në një epokë të fuqisë perandorake dhe të nacionalizmit të rigjallëruar, por në një epokë të qytetërimeve konkurruese. Qysh në vitet 1990, akademiku amerikan, Samuel Huntington, parashikoi mundësinë e konfliktit midis qytetërimeve të ndryshme të botës. Mbetet një argument i diskutueshëm.

Por, puna e çështjeve botërore sot, duke përfshirë konfrontimin midis Kinës dhe Amerikës, e justifikon Huntingtonin. Marrëdhëniet e nxehta të kohëve të fundit midis shteteve të Gjirit, Izraelit dhe Amerikës, tregojnë se blloqet civilizuese do të krijojnë aleanca – ndonjëherë kalimtare – që lejojnë të fokusohen në kërcënime më të mëdha: Amerika në Kinë, Izraeli dhe shtetet e Gjirit në Iran. Fjala është kalimtare. Vendimi saudit për të fajësuar Izraelin për sulmin e Hamasit, të paktën tash për tash, ka prishur koalicionin anti-iranian. Është motivuar nga qëllimet e civilizimit. Teoria e Huntingtonit mbetet mjaft bindëse.

Konkurrenca civilizuese është e ndryshme nga konkurrenca kombëtare ose perandorake, në atë që bazohet më shumë në ide dhe identitete të cilat falë komunikimit modern, udhëtimit të lehtë dhe migrimit masiv, mund të kalojnë kufijtë dhe t’ju mbijetojnë luftërave më lehtë sesa ushtritë dhe ndërtesat. Ka një pasojë gjeopolitike për konfliktin e qytetërimeve, siç shpjegoi Huntington, por nëse rivalitetet e botës përsëriten në shtëpi, do të ketë edhe pasoja të brendshme.

Duke uruar të jenë larg, po e përcaktojmë veten për dështim. Vetëm në vitin e kaluar apo më shumë, kemi parë dhunë komunale midis hinduve dhe myslimanëve në Lester, studentët kinezë që kërcënojnë fjalën e lirë në kampus, planet iraniane për të vrarë hebrenjtë këtu dhe ciklin e zakonshëm – sepse tani është i zakonshëm – të komploteve terroriste islamike.

Nuk jemi të vetëm: vendet e tjera perëndimore përballen me të njëjtat probleme. Në Francë, Dita e Tërbimit, e thirrur nga Hamasi, çoi në therjen fatale të një mësuesi shkolle.

Sipas fjalëve të Kenan Malikut, që nga Vargjet Satanike ne e kemi “bërë të brendshme fetvanë”. Frika nga dhuna do të thotë se liria jonë e fjalës është vetëm imagjinare dhe shumë prej tyre nuk do ta flasin më të vërtetën. Megjithatë, siç e pamë këtë fundjavë, liria për të përhapur urrejtje është e pakontrolluar nga autoritetet që kanë frikë të përballen me turmën.

Por, diçka tjetër është në lojë. Arroganca e ideologjisë liberale, e cila beson se bota po pret të heq lidhjen e saj supersticioze ndaj besimit dhe kulturës dhe të bëhet laike ashtu si ne, do të thotë se jemi të verbuar ndaj rrezikut. Kështu, kufijtë mund të mbeten të hapur, kërcënimet e rënda mund të shpërfillen dhe urrejtjet mund të shprehen haptas.

Britania ka bërë punë po aq të mirë sa çdo vend tjetër në menaxhimin e shoqërisë së saj të re shumëracore, dhe ka shumë gjëra për të cilat mund të krenohemi. Por, duhet të jemi aktivë ndaj rreziqeve të brendshme të konfliktit të civilizimeve. /Telegrafi/