LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet i prekuri i parë me COVID-19 nga komuniteti egjiptian, deputeti Veton Berisha paralajmëron institucionet

Konfirmohet i prekuri i parë me COVID-19 nga komuniteti egjiptian, deputeti Veton Berisha paralajmëron institucionet
Foto: Arkiv

Derisa është konfirmuar i prekuri i parë me COVID-19 nga komuniteti egjiptian i Kosovës, gjendja e tyre në kohë pandemie mbetet e rëndë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partie Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, thotë se e prekura e këtij komuniteti vjen nga Komuna e Prizrenit.

Ai thotë se një informatë e pakonfirmuar zyrtarisht thotë se e prekura ka qenë për vizitë te vajza në Rahovec.


“Mësohet se tashmë e gjithë familja e saj është karantinuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Berisha ka paralajmëruar se nëse nuk ndihmohet ky komunitet në këtë kohë pasojat mund të jenë të mëdha.

“Ky komunitet ka mbijetuar kryesisht falë ndihmave nga diaspora…Ne gati po dorëzohemi. Sot u kemi dërguar letër edhe ambasadave të huaja për ndihmë”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se nëse një person burgoset për vepër penale në shoqëritë demokratike atij i sigurohet ushqimi dhe veshmbathjet.

“Në këtë situatë jemi edhe ne. Nëse arrin të shpërndahet COVID-19 në komunitetin tonë do të përfundojmë në fatalitet pasi në shumë vendbanime familjet tona jetojnë në vendbanime të përqendruara”, tha ndër të tjera Veton Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori