Interi ka barazuar në shtëpi ndaj Crotones me rezultat 1-1, duke quar në tetë ndeshjet pa fitore në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit po përjeton një krizë të thellë në kampionatin italian dhe këtë e konfirmon barazimi në shtëpi ndaj Crotones.


Pjesa e parë e takimit i takoi Nerazzurrëve, të cilët rrezikuan disa herë, por vetëm një herë e gjetën golin.

Eder Momenti i golit të Eder (Getty Images)

Ishte sulmuesi italian, Eder Citadin Martins, i cili shënoi me kokë në minutën e 23-të për 1-0 pas asistimit të Marcelo Brozovic dhe me këtë rezultat shkuan në pushim skuadrat.

Eder 1 Festa e Eder (Getty Images)

Në pjesën e dytë, përsëri skuadra vendasve ishte për një nuancë më e mirë, por u befasuan nga Crotone, të cilët barazuan rezultatin.

Luhej minuta e 60-të e ndeshjes kur Andrea Barberis shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Interit dhe barazoi për 1-1.

Barberis 1 Andrea Barberis barazoi gjithçka (Getty Images)

Deri në fund të takimit skuadra e Spallettit provoi edhe disa herë të gjej golin e fitores, por pa pasur sukses dhe në fund barazuan me rezultat 1-1.

Pas këtij barazimi, Interi renditet në vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa Crotone në pozitën e 17-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, zikaltrit luajnë në shtëpi ndaj Bolognas, ndërsa Crotone e pret Atalantan. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6e769e

https://www.dailymotion.com/video/x6e799i

telegrafi sport app