Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Ai akuzohet se me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës me rastin e ndërtimit të një shkolle në fshatin Drenoc.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Emrush Kastrati.
Në vendimin e gjykatëses së Departamentit Special, Violeta Namani, thuhet se kërkesa e të pandehurit e ushtruar përmes mbrojtësit të tij është e pabazuar.
Gjykata ka vlerësuar që përmes shkuarjes në shqyrtim gjyqësor, gjykata do të vërtetoj gjendjen faktike përmes administrimit të provave të propozuara me aktin akuzues.
Ndaj këtij vendimi, avokati Kastrati ka bërë të ditur se ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike.
Sipas mbrojtjes, nëse analizohen dhe interpretohen drejtë dispozitat ligjore, shihet qartë që në veprimet e të akuzuarit nuk ka ekzistuar qëllimi për ta kryer këtë vepër penale siç pretendohet në aktakuzë.
Po ashtu sipas mbrojtjes aktakuza ka të meta në kuptim të dëmit të pretenduar, pasi që thuhet se në asnjë pjesë të aktakuzës nuk është theksuar se cili është dëmi i shkaktuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dhe krejt në fund, mbrojtja kërkon nga Gjykata e Apelit që aktakuza ndaj të mbrojturit të tij të hudhet, me arsyetimin se nuk është arritur të vërtetohen elementet qenësore të veprës penale.
Sipas mbrojtjes, gjykata e shkallës së parë nuk ka vërtetuar se ekziston dashja dhe qëllimi për përfitimin e kundërligjshëm pasuror, por se qëllimi kishte qenë veprimi për interesa të qytetarëve.
Ndryshe, i akuzuari Begaj ishte deklaruar i pafajshëm gjatë seancës fillestare së mbajtur më 5 gusht 2021.Sipas aktakuzës së ngritur më 7 prill 2021, Ragip Begaj po ngarkohet se më 6 korrik 2018 e në vazhdimësi, në cilësinë e personit zyrtar, respektivisht si kryetar i Komunës së Malishevës, me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Begaj, më 7 nëntor 2018, ka caktuar lokacionin për ndërtimin e shkollës në fshatin Panorc, ku i kishte premtuar të dëmtuarit që të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës me qëllim të ndërtimit të kësaj shkolle.
Siç thuhet në aktakuzë, një pjesë e objektit të kësaj shkolle ishte planifikuar të ndërtohej në pronë private, në kundërshtim me vendimin e Kuvendit Komunal të 4 majit 2018, i cili vendim kishte për qëllim që të ndërtohej aneks i shkollës “Visar Krasniqi” në fshatin Drenoc të Malishevës, i cili aneks nuk ishte ndërtuar asnjëherë.
Po ashtu, i njëjti po ngarkohet se në tetor të vitit 2018 kishte nxjerrë aktvendim për bartjen e mjeteve financiare nga një program në tjetrin, në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Sipas aktakuzës, mjetet financiare nga kodi investime kapitale pa miratimin paraprak të MF-së i ka bartur në kodin mallra dhe shërbime e pastaj këto mjete i kishte përdorur për pagesën e detyrimeve financiare të komunës ndaj personave të tretë pa miratimin e Kuvendit Komunal.
Për këto veprime, Ragip Begaj po ngarkohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal lidhur me nenin 81, ku dënimi parashihet me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A