LAJMI I FUNDIT:

Konferencë për transformimin digjital në Maqedoni

Konferencë për transformimin digjital në Maqedoni

“Transformim digjital në Maqedoni, sfidë ose realitet” është tema e konferencës së sivjetme të 15-të me radhë që e organizon Oda ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit (MASIT).

Konferenca, tradicionalisht, i bashkon të gjithë TIK faktorët nga vendi dhe rajoni. Këtë herë parasheh praninë e rreth 200 pjesëmarrësve, duke përfshirë përfaqësues të TIK kompanive vendase dhe kompani nga të gjitha industritë të cilat shfrytëzojnë TIK zgjidhje, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ministri, të bashkësisë donatore, si dhe profesorë të cilët edukojnë TIK kuadër.

Konferenca do të bashkojë prezantime multidisiplinore, panele dhe tregime të suksesshme, qëllimi i të cilit është gjetja e zgjidhjeve konstruktive për digjitalizim të shëndoshë dhe efikas të të gjitha proceseve të biznesit dhe atyre shoqërore në shtete me ndjekje optimale të vijimeve globale.


Sipas Programit, do të diskutohet për pozicionim më të mirë të TIK industrisë së Maqedonisë në tregun botëror. si dhe për rritjen e mundësisë për eksport edhe më të madh të TIK shërbimeve.