Ka nisur punimet sot në Tiranë konferenca e 51-të rajonale e Interpol, e cila do të zgjasë deri më 13 qershor.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e hapjes theksoi se edhe pse kemi patur mbi 10 milionë turistë të huaj në vitin 2023, nuk ka patur asnjë incident apo krime fatale që të përfshinin turistët e huaj.
Balla në fjalën e tij theksoi se Shqipëria është transformuar gjatë viteve të fundit.
“Shqipëria e të gjitha ndjesive, shijet dhe mikpritjen dhe me sigurinë publike. Unë shpresoj dhe uroj që të gjeni kohë, të shijoni bukuritë mesdhetare që janë të veçanta, Alpet, plazhet blu dhe trashëgimitë kulturore të UNESCO-s.”
“Është hera e parë që Shqipëria po drejton një event të Interpol të kësaj natyre. Kemi drejtuar samitin e BE para disa muajsh. Të ftuarit që mund të kenë vizituar Shqipërinë 10 vite, 20 vite apo 30 vite më parë janë të mahnitur nga progresi dhe zhvillimi i madh që Tirana ka bërë, ashtu si dhe i gjithë vendi ynë”, tha Balla.
Ministri i Brendshëm nënvizoi se “vitin e fundit më shumë se 10 milionë turistë vizituan vendin, që ishte rekordi i të gjitha kohërave, shifër kjo që do të kalohet në vitin 2024, pasi priten mbi 14 milionë turistë. Në aeroportin “Nënë Tereza” ka më shumë se 250 fluturime në ditë, në 1991 kemi patur 3 fluturime në javë. Dhe pavarësisht këtij fluksi, vitin e kaluar kanë ndodhur 0 krime fatale apo incidente që përfshinë turistët”, tha Balla.
Gjatë fjalës së tij Balla tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Balla tha gjithashtu se sfida e vërtetë e Policisë është të gjejë personat fajtorë dhe t’i dërgojë ata para drejtësisë.
Sipas Ballës, rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit e kanë bërë atë ndër institucionet më të besuara në Shqipëri.
“Shqipëria mbetet shumë e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe narkotikëve. Ne kemi ndërmarrë një reformë në sistemin e drejtësisë, për të forcuar sundimin e ligjit në institucione dhe kemi filluar të mbledhim të gjithë rezultatet e mira.
Kemi filluar të mbledhim të gjitha rezultatet e mira. Lufta që ne kemi është për të gjetur personat që janë fajtorë dhe për t’i sjellë para drejtësisë. Shqipëria do të mbetet gati për bashkëpunim. Këto rezultate kanë çuar Policinë e Shtetit ndër institucionet më të besuara në vend”, tha Balla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe