Koncerti i këngëtarit me famë botërore, Maluma, i paraparë të mbahej në mars të këtij viti, ishte shtyrë për në muajin shtator.
Më saktësisht, koncerti ishte paraparë të mbahej më 6 shtator të këtij viti në Sheshin “Nënë Tereza”.
Mirëpo për shkak të pandemisë globale COVID-19, koncerti është shtyrë edhe njëherë dhe kësaj radhe për një datë të caktuar në vitin tjetër.
Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, organizatorët kanë lajmëruar se data e re për koncertin e Malumës do të jetë 24 qershor 2021.
Deri atëherë, Shqipëria por edhe të gjitha vendet tjera shpresojnë në një normalizim edhe më të mëtejshëm të situatës.
Ky është njoftimi i tyre i plotë (pa ndërhyrje):
“Koncerti “Maluma Tour 11:11”, nuk do të mbahet me datë 6 shtator për shkak të pandemisë COVID-19. Tirana duke qenë pjesë e tour-it Europian të artistit Maluma, duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti në të gjitha shtetet ku do të mbahet koncerti. Pasi është e pa mundur të zhvillohen koncerte individuale në shtete të ndryshme, duke qenë se koncerti është konceptuar në formën e turit. Vendim ky i marrë nga kompania e cila menaxhon tour-in e këngëtarit, Royalty Ëorld Inc dhe të të gjithë promotorëve në shtetet përkatëse europiane. Tashmë po njoftojmë datën finale të koncertit i cili do të jetë më 24 qershor 2021. Për të gjithë personat apo grupet që kanë bileta për këtë koncert njoftojmë se ato janë të vlefshme për në datën 24 qershor 2021. Qofshin të printuara apo në format elektronik. Ky është një vendim I vlefshëm për të gjitha qytetet ku koncertet nuk u zhvilluan për shkak të karantinës nga Covid-19. Edhe koncerti i Tiranës nuk u zhvillua, prandaj biletat e blera do jenë të vlefshme për t’u përdorur në koncertin e datës 24 qershor 2021. Nuk duhet të bëni asgjë më shumë se të ruani biletat tuaja! Biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, të afërmit tuaj, sipas dëshirës apo nevojës tuaj, nqs ju e keni të pa mundur të jeni të pranishëm në koncertin e datës 24 qershor 2021. Faleminderit për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe, sepse çfarë ndodhi këtë vit është e pa preçedentë dhe askush nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar në mbarë globin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje