LAJMI I FUNDIT:

Koncepti i Samsung Galaxy S8 duket mahnitës! (Video)

Koncepti i Samsung Galaxy S8 duket mahnitës! (Video)

Edhepse Samsung Galaxy S7 nuk ka mbërritur ende, dizajnerët kreativ tashmë janë duke u fokusuar në pasardhësin e tij.

Tani është shfaqur një dizajn dhe koncept i Samsung Galaxy S8 që duket mahnitës.

Nga rrjedhjet që kanë qarkulluar online deri më tani, duket sikur Galaxy S7 do të sjellë shumë përmirësime në raport me modelin ekzistues.

Por dizajneri me nofkën Steel Drake tashmë e ka shfaqur konceptin e tij për Samsung Galaxy S8 – një model që ai e ka bërë me shumë stil dhe inovacione, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video për një pamje dhe ide edhe më të mirë.


Në këtë koncept, ekrani i Samsung Galaxy S8 palohet mirë në skaje të rrumbullakëta, ndërsa pjesët e telefonit poshtë dhe lartë janë poashtu paska të lakuara për të dhënë ndjesi edhe më të mirë në prekje.

Dimensionet e këtij versioni të Samsung Galaxy S8 janë 141mm x 72mm x 6.8mm. Por për ta kuptuar edhe më mirë idenë e dizajnerit që e ka bërë këtë koncept, shikoni videon mëposhtë.