Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, por ky projektligj.
Mirëpo, miratimi i këtij Ligj ka zemëruar Komunitetin Bektashian, i cili kishte marrë premtime nga zyrtarë shtetëror dhe nga diplomatë ndërkombëtarë se do të njihej me ligj.
Reagimi i Komunitetit Bektashian:
Përkundër sqarimit në forma të ndryshme rëndësinë që shteti i Kosovës ta njohë zyrtarisht Komunitetin Bektashian – përsëri vazhduan njëjtë.
Përkundër që na erdhën në Teqe e na thanë fjalë të mira, pozitë e opozitë, askush s’e përmendi në Parlament në ditën kur u miratua ligji.
Përkundër se erdhën vetë të na “heqin gajlen se është punë e kryer” – e harruan fjalën e tyre.
Përkundër se ambasadat, sidomos ajo amerikane, kërkuan që Komuniteti Bektashian të njihet si i veçantë – u bënë të shurdhër e vendosën sikur dinë vetë.
Përsëri ne vazhdojmë të qëndrojmë në Kosovë. Nuk na zhbënë kur na zhvendosën Teqenë e Tyrben, nuk na zhbënë as kur na dogjën plotësisht.
Ne vazhdojmë të jemi në Kosove sikur ishim për shekuj. Ne vazhdojmë ta ndjekim udhën tonë të shenjtë dhe ta themi plotë gojë moton tonë: PA ATDHE NUK KA FE!
Me ndryshimet që i janë bërë këtij ligji, nga pesë bashkësi fetare në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Bashkësia e Besimit Hebre dhe Kisha Protestante Ungjillore, i është shtuar edhe një bashkësi fetare, ajo e Tarikateve të Kosovës./Telegrafi/