Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në Tetovë, Manastir dhe Prilep

Në Tetovë, Manastir dhe Prilep dukshmëria është ulur deri në 50 metra për shkak të mjegullës në rrugë.
Në rrugët e tjera shtetërore qarkullimi realizohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftoi sot në mëngjes se intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar dhe nuk ka më vonesa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi.
Ata rekomandojnë vozitje të kujdesshme, respektim të shenjave të komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/01/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































