LAJMI I FUNDIT:

Komunat e Maqedonisë duhet të heqin simbolin e Diellit të Verginës nga vendet publike

Komunat e Maqedonisë duhet të heqin simbolin e Diellit të Verginës nga vendet publike

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevskit sot deklaroi se vendimi i Qeverisë për heqjen e simbolit të Diellit të Verginës është për institucionet shtetërore dhe komunat, ndërsa kjo vjen si  pasojë e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Vendimi i Qeverisë është për vetëqeverisjen lokale. Dielli i Verginës është hequr nga flamuri prej vitit 1995, kështu që nuk e di pse po hapet kjo çështje. Marrëveshja e Presës është e qartë, duhet të mos përdoret simboli i Diellit të Verginës në institucionet shtetërore, dhe kuptohet edhe për institucionet lokale dhe tani erdhi momenti që të zbatohet. Marrëveshja e Presës është pranuar nga Kuvendi me shumicë prej dy të tretave dhe qytetarët janë të njoftuar me hapat që vijojnë”, tha Milevski.

Sa i përket përdorimit publik të këtij simboli, Milevski tha se kjo nuk mund të ndalohet.


“Unë personalisht nuk e di nëse dua ta përdor, dhe kush do të mund të më ndalojë. Me siguri në oborret në Greqi mund të përdoret çfarë të duash dhe askush nuk mund të ndalojë. Njëlloj edhe këtu në një pronë private secili mund të vendos çfarë të dojë.”, tha Milevski.

Në pyetjen e gazetarëve për komunat që kanë flamujt e tyre dhe stemën me simbolin e Diellit të Verginës, ministri i Vetëqeverisjes Lokale thotë se duhet të ndryshohen simbolet.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së djeshme mori vendim ku ju rekomandohet komunave të heqin nga vendet publike simbolin e Diellit të Verginës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori