Katër kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media kanë bërë të ditur se nuk janë palë e padisë që Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur kundër Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas tyre Asociacioni i Komunave të Kosovës është bërë vegël politike antiqeveritare.
Në këtë konferencë morën pjesë kryetari i komunës së Podujevës ku edhe u mbajt ky deklarim publik, Shpejtim Bulliqi, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ai i Shtimes, Qemajl Aliu dhe kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj.
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se kjo padi nuk është bërë në kohë dhe as karshi adresave të duhura.
Sipas tij, padia do të duhej të ngritej ndaj atyre që e kanë nënshkruar kontratën, qeveritë e kaluara.
“Ne si kryetar komunash nuk jemi palë në këtë padi sepse mendojmë se kjo padi do të kishte kuptimin po të bëhej në kohën e duhur dhe në adresat e duhura, që do të duhej të ishte drejtuar ndaj atyre ministrave që kanë nënshkruar dhe asnjëherë nuk kanë ndjekur rrugën ligjore për zbatimin e kësaj kontrate kolektive. Andaj mendojmë që inicimi i kësaj padie nga ana e Asociacionit të Komunave të Kosovës edhe njëherë dëshmon se ky Asociacion fatkeqësisht është kthyer në një vegël politike antiqeveritare dhe larg misionit të saj që ta përmbush qëllimin komunave dhe qytetarëve.
Ne si kryetar të komunave jemi shumë të interesuar që të gjendet zgjidhja e këtij problemi të kamotshme i cili prek drejtpërdrejtë punëtorët e sektorit publik, por jo të keqpërdorët nga një Asociacion politik që shtynë përpara agjenda ditore politike antiqeveritare dhe të cilat nuk e kanë fare fokus zgjidhjen e këtij problemi”, tha ai.
I pari i Podujevës u shpreh se vazhdimisht i kanë shprehur pakënaqësitë që kanë karshi Asociacionit të Komunave të Kosovës lidhur me menaxhimin dhe mospunën e këtij Asociacioni.
Bulliqi tha se nuk është qeveria Kurti ajo e cila i ka nënshkruar këto kontrata kolektive, prandaj konsiderojmë se AKK nuk po mbron interesin e komunave por politikat ditore.
“Në kohën e nënshkrimit të këtyre kontratave në Asociacionin kanë qenë po këta njerëz që menaxhojnë dhe udhëheqin me ta dhe ju e dini shumë mirë që asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin për me mund me zgjidh këtë problem. Prandaj, ne si kryetar komunash mendojmë se krejt kjo çka është duke u bërë nga ana e këtij Asociacioni me qëllim që të krijohet edhe më të për pakënaqësi lidhur me mos zbatimin e kontratës kolektive.
Gjithsesi jemi duke punuar shumë në bashkëpunim edhe me qeverinë që ky problem i kamotshëm të zgjidhet për të gjithë shërbyesit civil të Kosovës… ne edhe më herët kemi vërejtur që ky Asociacion më nuk e ka interesin e komunave për ta mbrojtur por e ka interesin e politikës ditore që të përmbush agjendat që ia ka vënë vetit përpara”, u shpreh kryetari i Podujevës.
Bulliqi u shpreh se jo vetëm si komuna që udhëhiqen nga LVV, por pak a shumë në të gjitha komunat janë duke u realizuar këto kërkesa të sektorit publik. Sipas tij, duhet të ketë një zgjidhje por jo politike.
“Sigurisht që si komuna jemi të dëmtuara sepse një sasi e madhe e buxhetit tonë është kah shkon përmes proceseve të ndryshme gjyqësore dhe sigurisht që jo vetëm ne si komuna por pak a shumë në të gjitha komunat janë duke u realizuar këto kërkesa të sektorit publik. Unë besoj që kjo duhet të ketë një zgjidhje por zgjidhja nuk duhet të jetë politike, çfarë po pretendohet ta bëjnë sepse edhe AKK e di që kjo kontratë është nënshkruar pa bazë ligjore sepse ministritë përkatëse nuk kanë ndjekur bazën ligjore për ta vënë në funksion dhe në shërbim të punëtorëve publik”, tha ai.
Lidhur me deklarimin e ish kryeministrit, Avdullah Hoti se projekte po përfitojnë vetëm komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Bulliqi tha se kjo nuk qëndron dhe se Qeveria Kurti po mbështet të gjitha komunat pavarësisht orientimit politik.
“Diçka e tillë nuk qëndron sigurisht që zoti Hoti ka vepruar në këtë mënyrë në punën e qeverisjes së tij sipas të gjitha gjasave dhe tash mbetet në mendjen e tyre qe diçka e tillë po ndodh për arsye se qeveria Kurti është duke i trajtuar barabarësish të gjitha komunat pavarësisht orientimit politik”, u shpreh ai.
E paraditen e sotme 26 komuna të Kosovës të udhëhequra nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë ngritur padi kundër MASHTI-it dhe MSh-së lidhur me zbatimin e kontratës kolektive. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë