Komuna e Velesit këtë vit nuk do t'i harxhojë paratë e parapara për zbukurime, me rastin e pritjes së Vitit të Ri 2019.

Komuna ka vendosur që këto para, që arrijnë deri 300 mijë denarë, t'i ndajë nga 3000 denarë (50 euro), dhe t'ua shpërndajë familjeve me rrezik social, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryekomunari Ace KOcevski thotë se në këtë mënyrë përfitojnë 100 famije, dhe se kështu do të kontribuojë që këto familje të kenë ditë të mira feste.

Ndarja e parave do të bëhet në bashkëpunim me Qendrës ndërkomunale për çështje sociale. 80 familje përfituese janë nga qyteti dhe 20 të tjera nga vendbanimet jashtë qytetit./Telegrafi/