Një shtëpi dykatëshe në Kolovicë, është rrënuar me vendim të Komunës së Prishtinës.

Mirëpo, banorët e kësaj shtëpie - familja Ahmeti - kundërshtuan këtë vendim. Ata madje vendosën që të qëndronin brenda shtëpisë.


Pas intervenimit të Policisë familjarët u larguan, dhe puna për rrënimin vazhdoi.

Njëri nga familjarët ka deklaruar që kishin një marrëveshje verbale me Komunën, e cila nuk u respektua, ndërsa shtojnë se do ta ndërtojnë një tjetër më të mirë. E, në Drejtorinë e Inspeksionit thonë që nuk u ndoqën procedurat për të marrë lejen, ndaj u detyruan ta marrin vendimin për rrënim. /Klan Kosova/