Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopullura, njofton edhe për rritjen e masave të sigurisë

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme.
Në njoftim thuhet se në festat e fundvitit, kryeqyteti mbushet me vizitorë dhe aktivitete të shumta, prandaj është e rëndësishme të tregohet kujdes, transmeton Telegrafi.
"Gjatë ditëve të festave që po afrohen, kur Kryeqyteti ynë mbushet me gëzim, vizitorë dhe aktivitete të shumta, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme", thuhet në njoftim.
Apelojmë për vigjilencë dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët:• Vëzhgoni rrethinën dhe lajmëroni menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, situatë apo individ që mund të paraqesë rrezik për rendin dhe sigurinë. • Kontaktet emergjente: Policia e Kosovës - 192 | Zjarrfikësit - 193 | Ndihma e Shpejtë – 194, Qendra Operative Emergjente 0800 122 33 ose 122 44. • Mos hezitoni të raportoni mjete apo pako të braktisura në hapësira publike.Lutemi për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopulluara si:• Sheshet dhe qendrat kryesore të qytetit • Hapësirat tregtare dhe festive • Pikat e organizimeve kulturore dhe aktiviteteve të tjera publike. Rregullat bazë për një festë të sigurt: • Kujdesuni për sendet personale gjatë lëvizjes në turma. • Respektoni udhëzimet e organeve të sigurisë dhe sinjalizimet në trafik. • Mos bllokoni hyrjet dhe daljet e objekteve publike.Masat që do të zbatohen gjatë festave janë si vijon:1. Rritja e pranisë së forcave të rendit dhe sigurisë o Patrulla shtesë do të jenë të pranishme në sheshet kryesore dhe zonat me dendësi të madhe të qytetarëve. 2. Paralajmërim mbi përshkrimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike o Kujtojmë qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i rrezikshëm dhe i ndaluar në hapësirën publike. o Do të ketë kontrolle të shtuara nga organet përkatëse. 3. Ndihma e shpejtë dhe shërbimet emergjente o Te gjitha ekipet Emergjente te Kryeqytetit dhe Policisë se Kosovës do të jenë të gatshme 24/7 për çdo situatë të mundshme. 4. Thirrje për kujdes të shtuar
Tutje, komuna fton qytetarët të kenë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve dhe të moshuarve në turmat e mëdha.
"Si gjithmonë, mirëqenia e Kryeqytetit tonë është përgjegjësi e përbashkët. Duke qëndruar të kujdesshëm dhe të bashkëpunueshëm, festat tona do të jenë më të sigurta dhe më të gëzueshme për të gjithë", vijon njoftimi./Telegrafi/


















































