Komuna e Podujevës ka pranuar  një donacion, një autobus të dhuruar nga bashkatdhetari Xhevdet Ajvazi, pronar i kompanisë “Flutura Reisen GMBH” nga Velberti i Gjermanisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ky donacion do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve të transportit publik në Komunën e Podujevës.


Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni ishin të pranishëm kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, dhe menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve.

Kryetari Bulliqi shprehu falënderimet më të sinqerta për Ajvazin dhe kompaninë e tij për këtë kontribut të vlefshëm.

Kryetari Bulliqi tha se ky donacion është një shembull frymëzues për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë dhe kanë mundësi të kontribuojnë për vendlindjen e tyre./Telegrafi/

470228264 907294684919134 888523673106876487 n 1

470199222 907294838252452 7672579305820056170 n