Site icon Telegrafi

Komuna e Pejës, mirënjohëse ndaj investimeve të KEDS-it

“Rrokaqielli”, “Arbneshi”, Dardania”, “Gjimnazi”, Pavlani, Tresteniku, Lybeniqi, janë vetëm disa nga zona në të cilat Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka shtrirë investimet e saja në rrjetin elektrik.

Të gjitha këto projekte kanë për qëllim ngritjen e kualitetit dhe furnizimin stabil me energji për ekonomitë familjare.
Ukë Selimaj – Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publikë në Komunën e Pejës, ka shprehur mirënjohjen për investimet që KEDS ka bërë dhe po bënë në këto anë, në projektet të cilat janë në vazhdimësi. Ai, projektet e KEDS-it i ka vlerësuar më se të nevojshme për këto anë, meqë sipas tij ka lokacione në të cilat sistemi ka qenë i stërvjetëruar dhe i paprekur që nga paslufta.

“Prej vitit 2014 e tutje rajonit të Pejës i kanë ardhur projekte madhore dhe më se të nevojshme për komunitetin, nga ana e KEDS-it. KEDS-i është duke financuar në rregullimin e rrjetit elektrik, vendosjen e shtyllave të reja, trafove të reja e me të cilat ka arritur të shtrihet edhe në zona të thella malore të Komunës së Pejës. Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me KEDS-in në këtë drejtim për çka u jemi mirënjohës dhe mund ne mbetemi të gatshëm për çdo bashkëpunim të radhës në mënyrë që operatorët dhe vet KEDS-i të ketë sa më të lehtë shtrirjen e këtyre investimeve në çdo pjesë të komunës tonë. Puna është bërë me shumë kujdes nga ana e KEDS-it dhe unë jam i sigurt se edhe rezultatet nuk do të mungojnë”, deklaron Selimaj.

Edhe Hamdi Kerolli, inxhinier në KEDS, mbikëqyrës i projekteve në këtë zonë, konfirmon se në të gjitha projektet dhe investimet që KEDS-i, i ka realizuar në këto anë, disa prej të cilave janë në vazhdim e sipër, bashkëpunimi si me institucionet përkatëse ashtu edhe me banorët ka qenë në çdo nivel.

Kerolli thotë se secili investim që bëhet është i standardit të lartë evropian, filluar nga trafot, kabllot e reja, shtyllat e betonit për tension të ulët dhe të mesëm e kështu me radhë. “Investimet tona kryekëput kanë të bëjnë me përmirësimin në kualitet të tensionit, pra energjisë gjë e cila rezulton me furnizim stabil dhe zvogëlim të humbjeve”, thekson Kerolli.

Ndryshe komuna e Pejës, tash e dy vite është përfituese e një numri të konsiderueshëm projektesh investive të cilat Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, po i shtrinë në tërë Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version