LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës shpërndau 56 mekanizma bujqësor për fermerët

Komuna e Mitrovicës shpërndau 56 mekanizma bujqësor për fermerët

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku, kanë nënshkruar kontratat me 56 fermerë përfitues të mekanizmave bujqësor.

Me këtë rast, Bahtiri tha se është i lumtur që po ndihmon sektorin e bujqësisë.

“Fakti se sot po i nënshkruajmë kontratat me 56 fermerë të Komunës, tregon për përkushtimin tim që të mbështesë sektorin e bujqësisë dhe në veçanti fermerët. Ne nuk do të ndalemi vetëm me kaq, por do të vazhdojmë edhe me realizimin e projekteve tjera, duke siguruar subvencione nga buxheti i komunës, apo edhe nga donatorë të ndryshëm”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.


Ndërkaq, drejtori Sadiku, theksoi se nga ky projekt janë zgjedhur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kërkesat e parapara nga DBZHR.

Përmes këtij projekti 10 fermerë kanë përfituar Rotofreza 2.0 metra gjerësi, 38 fermerë, mbledhëse bari në formë dielli dhe 8 fermerë spërkatëse për grurë në sasi prej 500 litra.

Ky projekt ka kushtuar rreth 24 mijë euro, ku komuna ka participuar me 70 për qind ndërsa fermeri 30 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Kalo në kategori