LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 9° partlycloudy_night

Komuna e Mitrovicës mban mbledhjen e radhës – Diskutohet për qentë endacakë, propozohet vendosja e kamerave të sigurisë tek Liqeni Akumulues

Komuna e Mitrovicës mban mbledhjen e radhës – Diskutohet për qentë endacakë, propozohet vendosja e kamerave të sigurisë tek Liqeni Akumulues
Seanca e 38-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e mbajtur më 27.02.2025. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e 38-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Në fillim të seancës është mbajtur një minutë heshtje në nder të vdekjes së kryetarit të shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, shkruan Telegrafi.

Pastaj ëshë propozuar si pikë e rendit të ditës çështja e qenve endacakë, i cili u cilësua si problem madhor dhe një rrezik që i’u kanoset qytetarëve çdo ditë.


U theksua se numri i qenve endacakë është rritur gjatë periudhës së fundit kohore në Mitrovicë, derisa si zgjidhje adekuate u vlerësua ndërtimi i një strehimoreje.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja u shpreh se më mirë do të ishte që në mbledhjen e radhës drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, të jepte një raport lidhur me gjendjen aktuale të qenve endacakë në Mitrovicë.

Lidhur me këtë, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka thënë se kjo çështje tashmë është shndrruar në një problem kombëtar.

“Çështja e qenve endacakë është problem nacional. E kemi parë që edhe në komunat e ansambletë tjera e kanë këtë problem…Po barten qentë nga një qytet në një qytet tjetër”, ka thënë ai.

Pamje nga mbajtja e mbledhjes së sotme e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, më 27.02.2025

Nga ansamblistët e opozitës në Komunën e Mitrovicës është propozuar që të vendosen kamerat e sigurisë tek zona e Liqenit Akumulues.

Në këtë zonë është raportuar shpesh-herë që qytetarët kanë dëmtuar ulëset, ndriqimin publik e të tjerë dhe sipas ansamblistëve të opozitës, përmes kamerave të sigurisë do të ishte më i lehtë identifikimi i personave që i shkaktojnë këto dëme.

Para një jave, Komuna e Mitrovicës ka ndarë 300 bursa për studentë për vitin akademik 2024/2025.

E për këtë, opozita e akuzoi ekzekutivin e Komunës se në krye të listës së përfituesve të këtyre bursave kanë qenë emrat e fëmijëve të zyrtarëve që punojnë në Komunë.

Kësaj situate, ekzekutivi i’u përgjigj opozitës duke thënë se këto janë “hamendësime”, e që duhen fakte të vërtetojnë se kjo gjë është e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Evropa
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Të armatosur deri në dhëmbë - forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

Të armatosur deri në dhëmbë - forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

Bosnja
Pas tentim arrestimit, reagon Dodik: Bosnja nuk është vend ku ndihemi të sigurtë

Pas tentim arrestimit, reagon Dodik: Bosnja nuk është vend ku ndihemi të sigurtë

Bosnja
Kalo në kategori