LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° cloudy

Komuna e Mamushës dhe Islamic Relief Kosova shpërndajnë pajisje bujqësore për 155 fermerë

Komuna e Mamushës dhe Islamic Relief Kosova shpërndajnë pajisje bujqësore për 155 fermerë

Komuna e Mamushës dhe Islamic Relief Kosova në kuadër të bashkëpunimit në projektin “Mbështetja e fermerëve të Mamushës me mjete bujqësore” kanë shpërndarë mjete të avancuara për bujqit e kësaj ane.

Sipas njoftimit, ky angazhim synon të mbështesë zhvillimin e bujqësisë lokale.

“Si pjesë e këtij projekti, 155 bujq janë pajisur me plugje të thella me pesë leva dhe disqe”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mamushës, raporton Telegrafi.


Këto pajisje janë shpërndarë në ceremoninë, ku ka marrë pjesë Kryetari i Komunës, Abdülhadi Krasniç, dhe përfaqësues nga Islamic Relief Kosova. Me këtë rast janë nënshkruar kontratat me bujqit përfitues, për të garantuar shfrytëzimin e duhur të pajisjeve.

Kryetari Krasniç, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova gjatë këtij viti janë mbështetur gjithsejtë 242 bujq me pajisje bujqësore.

Ai është shprehur mirënjohës për këtë mbështetje, që sipas tij kontribuon në zhvillimin e sektorit bujqësor në Mamushë.

“Këto pajisje janë një investim i rëndësishëm për bujqësinë lokale dhe jam i bindur se do të ndihmojnë fermerët në punën e tyre të përditshme. Ne do të vazhdojmë mbështetjen jo vetëm për bujqit, por edhe për sektorët e tjerë të ekonomisë lokale”, është shprehur Krasniç, raporton Telegrafi.

Ky projekt sipas organeve komunale pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen e prodhimit dhe të cilësinë së produkteve bujqësore. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori