LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Kaçanikut mobilizohet, këto janë masat e ndërmarra pas shfaqjes së pandemisë COVID 19  

Komuna e Kaçanikut mobilizohet, këto janë masat e ndërmarra pas shfaqjes së pandemisë COVID 19  

Shtabi Komunal i Kaçanikut për Parandalimin e pandemisë COVID 19, ka mbajtur takimin e radhës të udhëhequr nga kryetari i Komunës, Besim Ilazi dhe nga Kryesuesja e këtij shtabi Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Diana Reka.

Në këtë takim u bë e ditur edhe njëherë se deri më tani nuk ka asnjë rast me këtë virus në Komunën e Kaçanikut.

Shtabi komunal bëri thirrje që të mos bëhet panik në opinion, por njëkohësisht të ndiqen me kujdes udhëzimet dhe rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.


Kryetari Ilazi falënderoi stafin mjekësor, i cili është mobilizuar dhe është duke punuar me përkushtim dhe vigjilencë.

Shtabi përbëhet nga përfaqësues të Komunës së Kaçanikut, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, nga Policia e Kosovës, Kryqi i Kuq i Kosovës dhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Kaçanik.

Nga ky takim i është bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për material rezervë për stafin shëndetësor si dhe për ndihma momentale në rast nevoje.

Përveç ndalimit të veprimtarive biznesore të caktuara nga niveli qendror është ndërprerë edhe falja e namazit nëpër xhami, përveç thirrjes së ezanit.

Nga qytetarët kërkohet t’i shmangin lëvizjet e panevojshme, të marrin masat mbrojtëse si dhe të ruajnë qetësinë publike, kurse rastet e dyshuara të vetizolohen dhe të kërkojnë asistencë profesionale shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori