LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit nis fushatën ‘Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm’

Komuna e Gjilanit nis fushatën ‘Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm’

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit ka nisur fushatën vetëdijësuese të qytetarëve në parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjore me moton “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”.

Sipas njoftimit të Komunë së Gjilanit, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, në një konferencë për media ka thënë se kanë ngritur nivelin e mobilizimit të stafit të Drejtorisë, SHZSH dhe Shërbimit Vullnetar të Zjarrfikësve, si pasojë e ngritjes së temperaturave.

“Kemi mbajtur takim me faktorët komunal emergjent si me Policinë e Kosovës, Zyren Operative Emergjente 112, Inspektoratin e Zjarre fikjes, Shërbim Zjarre fikjes dhe Shpëtimit, ku jemi dakorduar në marrjen e masave të duhura dhe me kohë duke bashkëpunuar mes faktorëve komunal ne parandalimin e zjarreve dhe rreziqeve të tjera”, ka thënë Spahiu.


Duke paraqitur punën gjashtë mujore, Spahiu pohoi se në janar kanë arritur ta sjellin një kamiontë ashtuquajtur sulmues për Shërbimin e Zjarre fikjes dhe Shpëtimit si donacion nga Zvicra, me ndihmën e Rotari Klub Gjilani.

Ndërsa, në bashkëpunim me kompaninë Hidromorava, nëpërmjet grupit punues të krijuar nga kryetari Haziri, është arritur të aftësohen shtatë pika furnizuese – hidrantë në qytetin tonë të cilët më herët kanë qenë jashtë funksionit.

“Po ashtu, Njësinë profesionale të Zjarrfikëseve jemi në procedurën finale për furnizuar me tri pompa shpinore profesionale, ku do të shërbejnë dhe lehtësojnë punën zjarrfikësve për fikjen e zjarreve malore dhe fushore”, tha ai.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Spahiu njoftoi se ka pasur 267 zjarre dhe 725 intervenime teknike nga ekipet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori