Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me ‘ofertën’ e Gjermanisë që të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat e sigurisë për mallrat serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.
Në emisionin “Kallxo Përnime”, Osmani ka pohuar se për ketë çështje ekziston kërcënimi që Kosova të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.
Sipas saj, Kosova duhet të insistojë në propozime të reja.
Qeveria e Kosovës e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia më 15 qershor 2023, një ditë pasi forcat serbe kishin arrestuar tre policë të Kosovës.
Osmani ka thënë se Gjermania ka ofruar skanerë profesionalë nëpërmjet të cilëve mund të kalojnë kamionët me mallra.
“Është një diskutim që një kohë të gjatë për të arritur një pajtim për ndryshimin e statusit të përfaqësimit në CEFTA sepse akoma është UNMIK-u dhe për heqjen e UNMIK është ofruar të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat e sigurisë që janë vendosur që të ndalen kamionët me mallra serbe. Çka është ofru nga Gjermania dhe nga shtete tjera, janë ofruar skanerë profesionalë nëpërmjet të cilëve mund të kalojnë kamionët dhe të detektohet nëse ka armë ose kontrabandë tjetër. Donacion i jashtëzakonshëm për Doganën dhe Policisë. Skanerët akoma nuk kanë ardhur sepse ka procedura prokurimi. Prokurimi të Gjermanisë dhe dy shtetet tjera. Po kërkojnë që të hiqen masat në mënyrë që paralelisht të largohet UNMIK të jetë Kosova dhe pastaj të vijnë skanerët”- ka thënë Osmani.
Ajo ka konfirmuar se ekziston kërcënimi që Kosova të largohet nga Procesi i Berlinit.
Ndërsa ka thënë se Kosova duhet të insistoë në propozime të reja lidhur me këtë çështje.
“Ky mua më duket dallim shumë i vogël që nuk do të duhej të rezultonte me përjashtimin e Kosovës siç është Procesi i Berlinit. Kërcënimi ekziston, duhet kushdo që negocion në emër të Republikës, me insisitu me propozime të reja”- u shpreh ajo.
“Unë më së pari angazhohem që të bindet Gjermania që Kosovën mos ta largojnë pavarësisht këtyre. E dyta unë propozoj një 10 fjali të ndryshme që e arrijnë qëllimin e Kosovës po duket në dukje të parë që janë kompromis, sepse mund të gjendet rrugë e përbashkët. Si rregull propozime të tilla duhet të diskutohen me të gjithë sepse në fund janë Dogana dhe Policia e Kosovës ata që e zbatojnë”- tha tutje Osmani.
Ajo u pyet nëse për ketë temë kanë diskutuar me Qeverinë e Kosovës.
“Për ketë temë jo sepse mënyra siç shkon kjo punë ata duhet më pyet presidenten për çështje të politikës të jashtme dhe ketë çështje nuk e kanë shtru ndonjëherë para meje”- tha Osmani.
Serbia është duke e kushtëzuar zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA, Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, ka thënë me 05.9.2024 Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se kryeministri Kurti “nuk pranoi kompromise” për CEFTA-n gjatë një takimi të enjten më të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Gjatë një vizite në rajon në fund të gushtit, Sarrazin tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti Kosova dhe Serbia, duhet të jenë të gatshme për kompromise dhe koncesione jo të lehta.
Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitin 2007 dhe përfaqësohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Autoritetet kosovare tani kërkojnë që të përfaqësohen si shtet jo përmes misionit të OKB-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës