Gati tri dekada pas sulmit të forcave serbe kundër Familjes Jashari, sot është prezantuar propozimi fitues në konkursin ndërkombëtar për zhvillimin e masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Projekti fitues parasheh që Kompleksi të shtrihet në një hapësirë 450 hektarëshe në fshatin Prekaz, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij hyrëse para prezantimit të projektit.
Këtë projekt, që u zvarrit me vite të tëra, Kurti e cilësoi një nga proceset më të rëndësishme dhe më delikate të vendit tonë.
“Unë kam vetëm një shtëpi dhe nuk kam ku të shkoj përtej saj”, citoi Kurti thënien e Shaban Jasharit, duke i cilësuar kullat e Jasharëve dhe Familjen Jashari shembull botëror të flijimit për liri.
Shtëpia në traditën tonë nuk nënkupton vetëm ndërtesën por bashkësinë e lidhur nëpërmjet farefisnisë dhe në një kuptim më të gjerë, shtëpia ka domethënien e vatrës apo atdheut”.
“E mu për këtë, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz është vendi më i rëndësishëm i kujtesës kombëtare e konceptuar si “Oda e kombit”. Vetëmohimi, sakrifica e vetëflijimi i familjes Jashari janë gurëthemel i clirimit të vendit tonë dhe për më tepër janë shembull botëror i flijimit për liri”.
“Epopeja e UÇK-së është ngjarja historike si konkretësi universale. Duke marrë parasysh rëndësinë e detyrës, me rëndësinë më të madhe kemi marrë të gjitha hapat që ky projekt i ruajtjes dhe prezantimit të kujtesës së familjes Jashari të trajtohet me ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, me një qasje profesionale e multidisiplinare, nga historia, monumentalitetit, peisazhi kulturor e natyror, deri te vlerësimi profesional teknik dhe institucionalizimi i memories kolektive”, tha Kurti.
Më tej, Kurti tha se përmes vlerësimit profesional dhe ndërhyrjeve emergjente në Kompleks, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda Kompleksit është përmirësuar, teksa shtoi se masterplani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” do të zë një hapësirë prej 450 hektarësh në fshatin Prekaz.
“Në bazë të detyrës projektuese, të hartuar nga komisioni i ekspertëve dhe miratuar në qeveri, në maj kemi shpallur konkursin ndërkombëtar për hartimin e masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas një periudhe të vlerësimit, ku kemi përfshirë profesionistë nga institucionet tona publike dhe UP-ja, sot kemi propozimin fitues të masterplanit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” që zë një hapësirë të gjithëmbarshme prej 450 hektarësh në fshatin Prekaz”.
“Me kujdes e durim, i kemi përcjellur të gjithë hapat deri tani, dhe pas nënshkrimit të kontratës për hartim të masterplanit do të vazhdojmë me veprime përkatëse për realizimin e planeve dhe projekteve përbërëse të masterplanit. Kemi ndarë burime financiare dhe kemi angazhuar ekip të profesionistëve në mënyrë që të sigurohemi që hartimi i masterplanit të zhvillohet me efikasitet brenda dinamikës së paraparë brenda afatit kohor”, tha Kurti.
Tutje, kreu i qeverisë tha se ka bindjen që ky masterplan do të ofrojë një interpretim dinjitoz e gjithëpërfshirës për rrëfimin e historisë së familjes Jashari, rrëfim që sipas tij, do t’i tejkalojë barrierat kohore të brezit tonë dhe ato hapësinore të vendit tonë, teksa shtoi se kujtimin për veprën heroike të familjes Jashari do ta shndërrojë në përjetësi botërisht.
“Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm, dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri dhe drejtësi, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe familjes Jashari”, ka shtuar ndër të tjera kreu i ekzekutivit kosovar.
“Synimi sipëror i këtij projekti është që kur ai të ketë përfunduar, Kompleksi “Adem Jashari”, të ketë marrë pamjen dhe trajtën e një peizazhi historik kompleks në të cilin vizitat do të jenë udhëtime në tërë historinë e Jasharëve të Prekazit, nga tradita e rezistencës te kultura e patriotizmit, nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri dhe rrethimi i parë i familjes së Shaban Jasharit më 1991 te themelimi i UÇK-së. Nga aksionet e para të armatosura, te vetë organizimet e grupeve të armatosura”.
E, Bekim Jasharit, përfaqësues i Familjes Jashari, shpallja e propozimit fitues i ngjalli shumë emocione dhe kujtime.
“Është një hap i shumëpritur për të parandaluar dëmtimin më të madh të kullave që dikur ishin të babës Shaban, e tash janë të gjithë Kosovës”- tha Jashari.
Për të, ashtu siç tha ai, trualli i babës Shaban është vendlindja e secilit hero të Kosovës.
“Duke ndërtuar këtë kompleks t’i tregojmë botës për luftën tonë të drejtë për liri”, tha ai.
Duke prezantuar hapësirat se si do të duken ashtu siç kanë projektuar, përfaqësuesit e konsorciumit fitues, premtuan që kullat do të ruhen që mos t’u ndërrohet identiteti.
Në bazë të prezantimit të projektit, kullat do të vendosen apo ruhen nën xham transparent në mënyrë që nga vizitorët të shihen më qartë.
Në projekt shihet që do të ketë muze kombëtar brenda kompleksit, librari, ekspozitë të përhershme, hapësira për vizitorë, pjesa për fëmijë ku do të mësojnë më shumë për historinë e Kosovës, arkiv, hapësirë për trajnime dhe një tjetër për konferenca, restorant, hapësira të gjelbra për agrikulturë, amfiteatër etj.
Një tjetër element që përfshihet në kompleks është “Kulla e Ujit”.
Konsorciumi i kompanive përbëhet nga “Gerber Architekten International GmbH (Gjermani) dhe Donald Insall Associates & Barker Langham (Mbretëri e Bashkuar).
Më shumë se një vit nga shpallja e tenderit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në korrik të vitit 2024 shpalli fituesin e kontratës gati 8 milionë euro për zhvillimin e masterplanit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Vlera e kontratës është 7 milionë e 890 mijë euro, gati 5 milionë më shumë sesa vlera e parashikuar.
Shtëpitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” kanë mbetur në gjendjen e njëjtë që nga viti 2000 kur ishte bërë konservimi emergjent i tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme