Kompanitë tregtare në Kosovë thonë të jenë të përgatitura dhe të furnizuara mjaftueshëm për të mos munguar në treg produktet bazike, pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit të ri.
Që nga masat e para të qeverisë dhe sidomos pas paraqitjes së rasteve të para me Covid-19, qytetarët kanë reaguar duke u furnizuar me ushqime, barna dhe gjëra tjera bazike, në rast se do t’iu duhet të izolohen nëpër shtëpitë e tyre, siç ka ndodhur në shumë vende.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha për Radion Evropa e Lirë se sa i përket furnizimit me produkte nuk ka shqetësim se mund të ketë mungesë. Bizneset, thotë ai, janë të përgatitura.
“Një gjë që duhet siguruar qytetarët është që për artikujt bazikë ka stoqe të mjaftueshme dhe mallra të mjaftueshme edhe në treg dhe nuk ka nevojë të krijohet panik apo blerje e tepruar. Pjesa më e madhe e kompanive këto ditë janë furnizuar më stoqe ekzistuese që planifikohen për kohë më të gjatë”, thotë Rukiqi.
Rukiqi shton se para se Qeveria e Kosovës të marrë masa parandaluese, bizneset tregtare kanë bërë importe shtesë për disa artikuj të caktuar.
“Nuk po shoh ndonjë problem ende, së paku nuk pritet një gjë e tillë, vetëm në variantin nëse kjo zgjatë më gjatë se katër muaj ku pastaj duhet të shihen situata të reja. Por, në këtë situatë që është tani, me këtë nivel të shpërndarjes së virusit në botë, nuk shoh që do të ketë problem të furnizimit”, thotë ai.
Qeveria e Kosovës tanimë ka marrë masa parandaluese si dhe ka marrë vendim që të pezullojë përkohësisht linjat ajrore dhe tokësore.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë ditëve të fundit ka pasur një ngritje të lehtë të importeve të disa produkteve, por jo në masë të madhe.
“Nuk mund të themi që ka rritje shumë të madhe të importit. Kemi parë rritje te disa produkte siç është mielli, por nuk është e lartë”, thotë ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë ka siguruar qytetarët se nuk do të ketë mungesë të mallrave dhe se kufijtë nuk do të mbyllen për mallrat, por për udhëtarët.
“Mallrat edhe me tutje do të hyjnë në Kosovë për shkak ne varemi nga importi”, thotë ai.
Kryetari i Shoqatës së Mullisëve në Kosovë, Muhamet Selmani, ka thënë se prodhuesit e miellit kanë grurë të mjaftueshëm dhe se nuk do të mungojë ky produkt.
“Prodhuesit e mielli që janë mbi 30, janë shumë aktivë duke prodhuar miell. Nuk është problemi se nuk ka sasi të grurit, por problem më i madh qëndron të koha për ta shndërruar grurin në miell për arsye se kapacitet e tyre janë të limituara, ata nuk kanë kapacitete sepse fluksi është shumë i madh. Sasi të miellit ka mjaftueshëm për këto ditë dhe fabrikat e miellit do të jenë në gatishmëri të plotë për të furnizuar qytetarët”, ka thënë ai.
Ndërkohë, pas reagimeve në rrjetet sociale dhe media se ka pasur shtrenjtim të çmimeve të produkteve ushqimore, Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se në të gjitha rastet ku inspektorët e Administratës Tatimore shohin parregullsi do të autorizohen të mbyllin ato biznese.
Administrata Tatimore e Kosovës gjatë këtyre ditëve ka trajtuar mbi 500 raste nga gjithsejtë 1,809 thirrjeve të pranuara nga qytetarët për rritje të çmimeve nga biznese.
Në një komunikatë për media, ATK ka bërë të ditur se një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë rritur çmimet e produkteve bazike si dhe atyre farmaceutike, andaj ATK në bashkëpunim me organet kompetente, ka thënë se do të ndërmarrë veprime ligjore.
Personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet e marra nga Qeveria e Kosovës do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Coronavirusi i ri përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje. Ai për herë të parë është raportuar të jetë shfaqur në Kinë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar