Nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal, Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Në takim morën pjesë kryetari i Komunës, Ilir Ferati, drejtorët e drejtorive komunale dhe anëtarët e KPF-së.


Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u miratuan disa pika të rëndësishme, përfshirë:

Shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

Shqyrtimin dhe miratimin e Raportit Financiar për vitin 2024,

Formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për studentë,

Formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave për bursa,

Shpalljen në diskutim publik të Rregullores Komunale për Transparencë.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe iu dërguan Kuvendit Komunal për miratim./Telegrafi/