LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit: Gjykata Kushtetuese nuk është e pavarur dhe as transparente

Komiteti i Helsinkit: Gjykata Kushtetuese nuk është e pavarur dhe as transparente

Komiteti i Helsinikit në Maqedoni për të drejtat e njeruiut sot në një konferencë për shtyp ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese dhe se ajo është në diktat të qeverisë dhe me atë e degradon dhe komprementojnë funksionimin e institucionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Për Fat të keq, të gjithë gjyqtarët kushtetues nuk janë juristë të shquar dhe nuk kanë ekspertizë të mjaftueshme për të qenë gjyqtarë. Ata shpesh janë të njëanshëm, në varësi të asaj nga kush është dorëzuar iniciativa, veçanërisht kundër kujt është drejtuar kërkesa. Gjykata Kushtetuese gjithnjë e më shumë është e mbyllur për publikun dhe mediat. Përveç kësaj, institucioni i mbrojtjes së të drejtave dhe lirisë nuk është një mjet efektiv në Maqedoni, dhe për arritur në Strasburg duhet të kaloni nëpër Gjykatën Kushtetuese, dhe ajo mund të mjaft të zgjatë dhe në këtë mënyrë shkelen të drejtat e qytetarëve’, tha Vojislav Stojanovski nga Komitetit i Helsinkit në konferencën e sotshme për shtyp.

Analizat tregojnë se në vitin 2011, para ndërrimit të gjyqtarëve shumicë në Gjykatën Kushtetuese, të pranuara ishin 236 raste, dhe në vitin 2015 vetëm 128, e cila është 46 përqind më pak.


Kjo tregon qartë besimin e reduktuar të qytetarëve në këtë institucion. Raste të përfunduar megjithatë, janë zvogëluar për 35 përqind nga viti 2011 deri në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese për të njëjtën periudhë anuloi 66 përqind vendime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori