Site icon Telegrafi

Komisioni për Transfere shqyrton Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022

Foto: Arkiv

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot shqyrton Projektligjin 08/L-066 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Ditë më parë, deputetët me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar në shqyrtim të parë këtë buxhet.

Buxheti i vitit 2022 pritet të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro me një rritje prej 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti.

Lexo po ashtu Miratohet në parim Projektligji i Buxhetit për vitin 2022

Të hyrat buxhetore pritet të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 364 milionë euro apo 15 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak.

Ky Projektligj pritet të votohet në lexim të dytë me procedurë të përshpejtuar, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët përmes një mocioni kanë kërkuar që të bëhet përshpejtim të procedurës që projektligji të votohet para fundvitit. /Telegrafi/

Exit mobile version