Komisari Evropian për Zgjerim Johanes Han dhe zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian Federica Mogerini, sot në Parlamentin Evropian dhe në KE do t’i prezantojnë strategjitë më të reja të zgjerimit të BE-së.
Vendi ynë pret sërish të marrë dritë të gjelbër nga Komisioni për datën e fillimit të negociatave me BE-në, datë e cila më vonë duhet të miratohet nga vendet anëtare të BE-së. Raporte do të publikohen edhe për të gjitha vendet tjera nga rajoni.
Versioni përfundimtar i këtyre dokumenteve kryesore u finalizua deri mbrëmë vonë në hapësirat e Komisionit Evropian, por Maqedonia Veriore pritet të marrë vlerësime pozitive për përparimin e reformave në shumicën e fushave, duke përfshirë edhe reformat kritike që duhet ta hapin rrugën për negociatat për anëtarësim: gjyqësori, administrata publike, shërbimet e inteligjencës dhe lufta kundër korrupsionit.
Përveç Maqedonisë Veriore, Shqipëria gjithashtu pret sot të marrë dritë të gjelbër për fillimin e negociatave dhe raport pozitiv nga KE, por mbetet e paqartë deri në momentin e fundit nëse të dy vendet do të mbeten me të njëjtin vlerësim nga Komisioni Evropian, duke pasur parasysh jostabilitetin politik në vendin fqinjë në muajt e fundit.
Mbetet kyç megjithatë vendimi i shteteve anëtare të BE-së për datën e negociatave, vendim që pritet më së shpejti në qershor, por që mund të shtyhet për në korrik apo shtator.
Vendet si Franca edhe mëtej vazhdojnë të kundërshtojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë në qershor. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që qëndrimet e tyre do të zbuten, ende nuk dihet tani për tani nëse dhe çfarë pasoja do të kenë rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian ndaj disponimit dhe vendimeve në Bashkimin Evropian.
Nëse parlamenti gjerman do të arrijë të miratojë negociatat me Maqedoninë Veriore në fillim të qershorit, atëherë çështja në agjendën e ministrave të BE në Luksemburg mund të vendoset në 18 qershor, ku nuk përjashtohet sërish debat i ashpër midis shteteve anëtare si vitin e kaluar.
Vendimet e shteteve anëtare do të udhëhiqen gjithsesi nga konkluzionet e raporteve të Komisionit Evropian që publikohen sot dhe do të jetë e rëndësishme të theksohet në këtë drejtim nëse dhe çfarë dallime do të gjenden në formulimin për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Raportet do t’u prezantohen eurodeputetëve në orën 11:30 sot në Bruksel, ndërsa pastaj para Komisioni Evropian pas takimit në kolegjin e komisarëve, njoftuan nga shërbimi për informim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025