LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi më i ri për periudhën kalimtare: Fustani veror dhe çizmet janë bashkim perfekt nëse barten kështu!

Kombinimi më i ri për periudhën kalimtare: Fustani veror dhe çizmet janë bashkim perfekt nëse barten kështu!

Aq thjesht, por aq efektiv, kombinimi i fustanit dhe i çizmeve çdo vit theksohet si një ndër formulat të cilat të gjithë i adhurojmë t’i bartim gjatë periudhës kalimtare dhe e cila me lehtësi përshtatet çdo stili dhe çdo rasti

Nga modelet e fustaneve me lule midi dhe maksi të cilat gjithmonë i zbukuron sharmi boho deri te slip fustane-këmishët, ato përshtaten në mënyrë të përsosur me çdo model.

Një kombinim i thjeshtë i një fustani dhe i çizmeve në fund të verës, por edhe gjatë sezonit vjeshtor sjellin shumë opsione të ndryshme, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by meganellaby (@meganellaby) on Aug 20, 2020 at 11:29am PDT

Çizme të zeza deri te kyçi i këmbës do të jenë zgjedhje e sigurt për çdo fustan që e keni në dollapin tuaj.

Dukja më efektive fshihet në kombinimin në shikim të parë të pabashkuar – të fustanit romantik dhe femëror nga dantellat apo shifoni, do të gjendet në modelet e reja trendi të çizmeve glomaze, fustane me lule dhe çizme kaubojsh, ndërsa thjeshtësia e modeleve neutrale do t’i zbukurojë dezenët animalë të cilat tashmë janë theksuar si një ndër trendët më të dëshiruar për sezonin e ri.

Një dozë inspirimi nga skena, në të cilën kombinimi i fustaneve dhe i çizmeve është theksuar si një ndër më të preferuarat, jua sjellim në vazhdim.

/Telegrafi/