LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama flet për formimin e Ushtrisë: Në NATO konsensusi është i pamundur

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama flet për formimin e Ushtrisë: Në NATO konsensusi është i pamundur

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pohuar se ushtria do të bëhet, duke thënë se transformimi i FSK-së është vazhdimësi e një procesi që ka nisur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne kemi thënë disa herë dhe është normale që jemi te gëzuar me gjithë këtë proces, me këto ndryshime të ligjeve për FSK-në. Unë kam qenë pjesë e të gjitha tranzicioneve dhe diçka që mund të them është se ne jemi produkt i NATO-s. Në 2009’ën jemi transformuar prej TMK-së në FSK dhe ka qenë në përgjegjësinë e NATO-s. Ne jemi si të them ‘fëmijë të NATO-s’”, tha gjnerali Rama, në Zona B  të Klan Kosovës.

Rama komentoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg, i cili tha se nuk është koha e duhur për transformimin e FSK-së.


“Kemi qenë transparent që nga fillimi dhe do jemi transparent deri në fund. Nëse flasim për NATO-n kemi pasur takime. Fillimisht është diskutuar për kohën kanë thënë se nuk e dimë. Që 20 vjet jemi duke pritur kohën  e duhur dhe sinqerisht kam kërkuar një kohë të caktuar se kur do të ndodhë. S’kemi marre përgjigje”.

“E dyta, çështja e dialogut. Ne kemi thënë se tranforimimi i FSK-së dhe dialogu me Serbinë janë procese të ndara. Në NATO konsensusi është i pamundur. Nëse flasim për vendet anëtare të NATO-s, p.sh Spanja s’na ka njohur as me FSK-në e s’do na njohë edhe pas transformimit. Unë e kuptoj sekretarin e NATO-s që do e prezantojë atë që thonë vendet anëtare”, tha ai.

Gjeneral-lejtnant Rrahman Rama theksoi se te gjitha veprimet që lidhen me transformimin e FSK-se janë ndërmarrë në bashkëpunim  me partnerët ndërkombëtar.

“Kemi prezantuar idenë tone dhe planet tona. Kemi ndërtuar një plan afatgjatë në bashkëpunim me partnerët tanë. Ne kemi filluar bashkërisht me partnerët tanë të punojmë në këtë drejtim”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori