Në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm janë shfaqur disa posterë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këto postera ku shihet Vuçiq, shkruhet edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”, raporton mediumi serb lokal “Kosovo Online”.


Screenshot 3 75

Këto postera janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës.

Të njëjtat janë vendosur në muret e ndërtesave, shtëpive, lokaleve dhe hapësira të tjera publike.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/

plakati sa vucicevim likom i porukom vrhovni komandante cekamo te 7 e1719736266206

plakati sa vucicevim likom i porukom vrhovni komandante cekamo te 3 e1719737070605