LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë (Video)

Kolona të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë (Video)

Kolonat e gjata në pikat kufitare vazhdojnë të jenë fotografia e përhershme gjatë sezonit të verës, kur mërgimtarët kthehen në vendlindje. Përveç vapës ata i mundon edhe pritja nëpër pikat kufitare. Këtë vit ata ankohen shumë nga pritjet me orë të tëra në vendkalimet në Serbi dhe në Kroaci, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pritje veç në kufi të Serbisë, këtu shkoi shpejt, tjetër kund nuk ka pasë”, thotë për Tv Shenja, njëri nga qytetarët.

“Në Slloveni, Kroaci, Serbi, kena prit shum, tepër.”, thotë një qytetar tjetër.


Sa i përket pritjeve në vendkalimet kufitare në Maqedoni, mërgimtarët thonë se këtë vit kanë pasur më pak radhë. Në pikën kufitare në Tabanoc, mërgimtarët thonë se kanë pritur më pakë se vitet e kaluara.

“Shumë më mirë, këtu shumë më mirë, atje kemi prit me orë, 3 deri 5 orë”, thotë njëri nga qytetarët e anketuar.

Siç thonë shërbimet në pikën kufitare në Tabanoc, valë më të madhe të qytetarëve që dëshirojnë të kalojnë ndodhin në kohë të ndryshme. Sipas tyre, fluksi më i madh për hyrje është në orët e paraditës dhe atë nga ora 6 e mëngjesit deri rreth orës 11 të paraditës. Ndërsa në dalje, kolonat më të gjata bëhen në orët e pasditës dhe atë nga ora 17 deri në orën 23. Shërbimet thonë se nuk kanë lejuar që udhëtarët të presin shumë gjatë, ndërsa sipas tyre, pritjet më të gjata kanë qenë nga 15 deri në 45 minuta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori