LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Kohë rirreshtimesh në partitë opozitare

Sherifi: Kohë rirreshtimesh në partitë opozitare

Kohëve të fundit partitë politike, e sidomos ato opozitare, janë përballur me largime të zyrtarëve të tyre.

Pas largimit të Donika Kadaj- Bujupit nga AAK, dje u largua Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq sot edhe Nisma për Kosovën është “goditur” nga largimi i njërit prej themeluesve të saj dhe sekretarit për marrëdhënie me publikun, Xhevat Bislimi.

E, lidhur me largimin e Xhevat Bislimit në Nisma për Kosovën thonë se është kohë rirreshtimesh.


Të paktën kështu ka deklaruar për Telegrafin, sekretari organizativ i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi.

“Ju e keni parë që jo vetëm te NISMA, por te të gjitha partitë opozitare ka lëvizje të anëtarëve dhe funksionarëve nga njëra te tjetra, apo tërheqje nga politika. Këto veprime do t’i quaja kohë rirreshtimesh”, ka thënë Sherifi.

Duke komentuar deklaratën e Bislimit i cili marrëveshjen e koalicionit mes AAK-së dhe NISMA-s e quajti antimarrëveshje tinëzare, Sherifi theksoi se nuk duhet të kalojnë në akuza reciproke.

“Mendoj që duhet të ruajmë minimumin e korrektësisë në komunikim të ndërsjellë dhe jo të kalojmë në akuza reciproke, nëse për asgjë tjetër së paku për hir të  kaluarës së përbashkët, por edhe duhet lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen”, theksoi Sherifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori