LAJMI I FUNDIT:

Koeman shpjegon arsyen pse e la Messin në bankë ndaj Real Betisit

Koeman shpjegon arsyen pse e la Messin në bankë ndaj Real Betisit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka konfirmuar se ai vendosi të lërë Lionel Messin në stol për fitoren e tyre 5-2 në La Liga ndaj Real Betis shkaku i një shqetësimi të vogël për një lëndim.

Messi filloi si një zëvendësues në Camp Nou pasi raportet për një dëmtim të vogël u rritën në fitoren 2-1 në mesjavë në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Kyiv.

Koeman e futi argjentinasin si një zëvendësues në pjesën e dytë kundër Real Betisit dhe 33-vjeçari luajti një rol jetik në fitoren e tyre të parë pas një muaji.


Barcelona i kthehet fitores pas katër ndeshjeve, Messi shënon dy gola në fitoren e thellë ndaj Real Betisin
Lexo po ashtu Barcelona i kthehet fitores pas katër ndeshjeve, Messi shënon dy gola në fitoren e thellë ndaj Real Betisin

Messi shënoi dy herë në këtë ndeshje, ndërsa ia ‘gatoi’ golin edhe francezit Antoine Griezmann, me një lëvizje magjike duke ‘mashtruar’ dy kundërshtarë.

“Që dje kemi biseduar dhe ai kishte disa shqetësime nga loja kundër Dynamo Kyiv”, ka thënë fillimisht Koeman në intervistë pas ndeshjes për gazetën Marca.

“Ne vendosëm se ishte më mirë ta linim në stol në rast se do të kishim nevojë për të. Pa shqetësime, ai do të kishte luajtur. Ne e dimë se kush është ai dhe nuk kam dyshime për të”.

“Unë e shikoj atë duke punuar çdo ditë. Ai nuk ishte titullar sot, por në pjesën e dytë ishte shumë i rëndësishëm”, përfundoi trajneri holandez.

Messi bëri një ‘mashtrim’ të pabesueshëm ndaj portierit dhe një mbrojtësi të Betisit për të lejuar Griezmannin të shënojë në portën e zbrazët
Lexo po ashtu Messi bëri një ‘mashtrim’ të pabesueshëm ndaj portierit dhe një mbrojtësi të Betisit për të lejuar Griezmannin të shënojë në portën e zbrazët

Messi tani do të bashkohet me kombëtaren e Argjentinës për dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2022 kundër Paraguait dhe Perusë.

Ai u paraqiti në të dy kualifikueset e Argjentinës gjatë ndërprerjes ndërkombëtare të shtatorit, duke shënuar edhe një gol kundër Ekuadorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Kalo në kategori