Koalicioni VLEN mblodhi të gjithë liderët: Të ndërtojmë një sistem që do të jetë i përgjegjshëm dhe i besueshëm

Koalicioni VLEN mblodhi të gjithë liderët, ministrat, zëvendësministrat, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët që përbëjnë pushtetin ekzekutiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet një kumtese, nga VLEN kanë bërë të ditur qëllimin e koordinimit është ndërtimi i një sistemi që do të jetë i përgjegjshëm dhe i besueshëm.
“Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për të ardhmen e të shërbyerit në interes të qytetarëve me ndershmëri, llogaridhënie dhe përkushtim. Në këtë takim, diskutuam për investimin prej 34.5 milionë eurosh për “Universitetin Nënë Tereza” në Shkup, që paraqet një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe rritjen e mundësive për studentët tanë.
Kјо është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj zhvillimit të arsimit dhe krijimit të kushteve më të mira për të rinjtë. Gjithashtu, ripotencuam se zotimet tona ndaj qytetarëve janë: qeverisje efektive, transparencë dhe luftë e ashpër kundër korrupsionit. Këto parime do të jenë baza e çdo veprimi tonë në Qeveri dhe do të jenë udhërrëfyesit tanë kryesorë. Veçanërisht angazhohemi për rrugën evropiane të shtetit dhe do të punojmë për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.
Nga Koalicioni qeverisës premtojnë se mbeten të përkushtuar për realizimin e vizionit për integrim të vendit në Bashkimin Evropian, për zbatimin e reformave dhe për krijimin e institucioneve të forta në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
“Vizioni për integrimin në Bashkimin Evropian është kyç për të ardhmen dhe zhvillimin tonë, dhe ne jemi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të avancojnë pozicionin tonë në rajon dhe më gjerë. Pas sjelljes agresive dhe shkatërruese ndaj institucioneve nga ana e BDI-së dhe satelitëve të tyre, theksojmë rëndësinë e krijimit të institucioneve të forta dhe të pavarura që do të shërbejnë si garant për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem që do të jetë i përgjegjshëm dhe i besueshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një Qeveri që është e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe që respekton parimet e demokracisë dhe llogaridhënies.
VLEN është këtu për të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe për t’u dhënë qytetarëve atë që meritojnë: një qeveri që punon për ta dhe me ta.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen në misionin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritshme për vendin tonë”, thuhet më tej në kumtesë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LD: LSDM ka mbetur në të kaluarën, nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë