LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni synon demarkacionin, opozita mocionin

Koalicioni synon demarkacionin, opozita mocionin

Pushteti dhe opozita kanë ndërmarrë dy nisma të kundërta, të cilat synojnë t’i realizojnë gjatë këtij muaji. Qeveria synon votat e 80 deputetëve për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ndërsa, partia opozitare, Nisma për Kosovën, paralajmëron një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovë. Miratimi apo dështimi i demarkacionit, nga analistët politikë është cilësuar edhe si një lloj testi i mbijetesës për koalicionin aktual.

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë për Radion Evropa Lirë se PDK-ja nuk do të bëjë veprime të befasishme për partnerin e koalicionit (Lidhjen Demokratike të Kosovës) dhe as për skenën politike të vendit.

“Do të jemi në koordinim të plotë për çdo aktivitet që mund ta bëjmë dhe do ta shohim në radhë të parë interesin e vendit, interesin e Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe legjitimitetin demokratik”, thotë Kuçi. “Si partitë në pushtet, ashtu edhe ato opozitare, veprimet e tyre duhet t’i kenë të bazuara në interes të vendit dhe qytetarëve dhe pastaj mbi bazën e politikave partiake dhe ditore”.


Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentare të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga java e ardhshme do të nisin takime me grupet parlamentare që të përpilohet forma e mocionit.

“Besoj se [mocioni] do ta ketë përkrahjen edhe nga deputetët e mazhorancës (shumicës), pasi që shumica prej tyre edhe publikisht i kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër kësaj Qeverie”, ka thënë ajo. “Po ashtu, edhe nga deputetët e LDK-së janë disa që kanë votuar edhe kundër zgjedhjes së kryeministrit Mustafa. Prandaj, besojmë që edhe ata do të na bashkohen me nënshkrimet e tyre dhe se ky muaj do të japë atë dritën jeshile për të shkuar në shtëpi kjo Qeveri”.

Mirëpo, tjera plane politike ka kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ai thotë se brenda këtij muaji Qeveria do ta procedojë për ratifikim në Kuvend Projektligjin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Kufi tjetër nuk kemi: ai është kufiri, andaj do ta ratifikojmë”, thotë Mustafa.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se as në muajin prill e as në muajt e tjerë nuk mund të vendoset për zgjedhje e as për demarkacion, nëse nuk ka një konsensus përbashkët. Sipas tij, krejt çka shihet dhe dëgjohet për këto çështje, bëhet për konsum të brendshëm politik. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori