Koalicioni qeveritar në Maqedoni synon rritje të numrave në Kuvend (Video)

Disa herë kemi parë që kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi të vendosë në rivotim ligjin, për shkak të mungesës së kuorumit. Një gjë e tillë ndodhi edhe dje.
“Në sallë nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve, i ftoj deputetët të hyjnë në sallë. E anuloj votimin dhe e rikthej në votim, ftoj deputetët të kthehen në sallë”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të RM-së.
Në bazë të Rregullores së Kuvendit, disa ligje sillen edhe me 61 deputetë e për disa të tjera nevojitet vetëm shumica e deputetëve të pranishëm, por gjithësesi duhet që të paktën në sallë të ketë 61 deputetë, dhe kjo pas bojkotimit të punës së kuvendit nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, kjo është një sfidë e vërtetë.
Deputeti i LSDM-së, Aleksandër Kiracovski, thotë se shumica parlamentare ka lënë hapësirë për bashkëpunim me të gjitha partitë tjera nga opozita. Kiracovski shpjegon se janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë parlamentare dhe thotë se mbështetja dhe bashkëpunimi mund të jetë edhe në formë të mbështetjes së realizimit të reformave, pa qenë pjesë e koalicionit qeveritar. Ai shprehet i bindur se do të rritet shumica parlamentare.
“Jam i bindur se në të ardhmen kjo shumicë politike dhe parlamentare do të zgjerohet dhe do të rritet, në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike dhe lëmë hapësirë për kyçjen e tyre, jo në mënyrë formalo-ligjore dhe zyrtarisht, por të kyçen thelbësisht dhe së bashku të votojmë të gjitha dispozitat pozitive ligjore, që janë në interes të qytetarëve”, tha deputeti i LSDM-së, Kicarovski.
Kjo situatë është përsëritur disa herë këtë vit, pasi që shumica parlamentare që përbëhet nga 49 deputetët e LSDM-së, 10 deputetët e BDI-së, Vesel Memedin nga RDK dhe Çedomir Sozdevskin, si deputet i pavarur, përbëjnë 61 deputetë, por që njëkohësisht do të thotë se për të formuar kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetëve, nuk duhet të mungojë asnjë deputet i shumicës. Koordinatori i BDI-së, Ejup Alimi thotë se po që se ka sinjale, partitë e tjera mund të kontribuojnë në çështje të caktuara.
“Programi i qeverisë është tashmë i votuar nga koalicioni qeverisës, tani në rast se ka sinjale nga partitë e tjera të cilat e mbështesin këtë program të qeverisë, ne jemi në Kuvend çdo ditë dhe nuk varet nga ana jonë, por nga ata se kur vijnë dhe kur kontribuojnë për çështje të caktuara për reforma të cilat parashihen në bazë të këtij programi qeverisës”, tha Ejup Alimi, koordinator i grupit të BDI-së.
Kryetari i RDK-së, i cili si deputet hyri në kuadër të koalicionit Aleanca për Shqiptarët, për koalicionin e tanishëm parlamentar thotë se është dhënë mund dhe sakrificë e jashtëzakonshme dhe nuk mund të tolerohet që dikush ta kontestojë këtë.
“Kjo shumicë është stabile dhe dita-ditës do të shtohet dhe do të bëhet edhe më stabile. Unë besoj se kjo shumicë parlamentare do të shtohet dhe do të jetë edhe më stabile në të ardhmen”, tha Vesel Memedi, deputet i RDK-së.
Pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për t’u larguar nga koalicioni qeveritar, nër opinionin publik janë paraqitur spekulimet për kyçjen e mundshme të PDSH-së dhe Lëvizjes Besa në koalicionit qeverisës. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin Klik Plus, ku tha se janë të hapur për një mundësi dhe presin ndonjë ofertë serioze.
Ndryshe si opsion i dytë për koalicionin qeverisës janë deputetët që kanë lëshuar koalicionin për Maqedoni më të mirë, të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, e që kanë dalë si të pavarur. Pas deputetit të OQM-së Çedomir Sasdovskit, hapave të tij shkuan edhe Amdi Bajram nga Lidhja e Romëve dhe Jusuf Hasan nga Partia Demokratike e Turqëve, të cilët në Kuvend paraqiten si të pavarur./TV21/Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës