Pas dorëheqjes së Kryeprokurorit të Dhomave të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë reaguar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).
Sipas tyre në një njoftim për media, Jack Smith dha dorëheqje edhe pse siç thanë ata “bosi i EULEX-it ia kishte vazhduar mandatin për katër vjet tjera”
“Pas rrjedhjeve të materialeve të ndjeshme nga kjo Dhomë e Specializuar për montim të fakteve dhe pengimin e hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, pikërisht ky prokuror ka arrestuar dhe kërkuar përgjegjësi maksimale duke dënuar thuaja me dënim kapital Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, secili nga 4-6 vjet për një vepër për të cilën përgjegjësi konkrete ka Jack Smith”, thuhet në njoftim.
Lexoni më poshtë të plotë reagimin e KMDLNJ-së:
Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë e që është jashtë sistemit të drejtësisë së Kosovës, Jack Smith dha dorëheqje ndonëse bossi i EULEX- it ia kishte vazhduar mandatin edhe për katër vjet tjera.
Për KMDLNj nuk është aspak me rëndësi se ku ka shkuar ky Prokrust i drejtësisë sa që janë të dëmshme dëmet që ua ka shkaktuar shtetasve të Kosovës, të gjithë shqiptarë sikur edhe vet Kosovës.
Pas rrjedhjeve të materialeve të ndjeshme nga kjo Dhomë e Specializuar për montim të fakteve dhe pengimin e hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, pikërisht ky prokuror ka arrestuar dhe ka kërkuar përgjegjësi maksimale duke dënuar thuaja me dënim kapital Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, secili nga 4. 6 vjet për një vepër për të cilën përgjegjësi konkrete ka Jack Smith.
Pasi asnjëherë nuk janë zhvilluar hetimet se si rrodhën këto dokumente. KMDLNj dyshon se këto dokumente ose janë shitur me para, ose prapavija është politike e që është bërë me autoritetet serbe, sikur që rrjedhja e këtyre materialeve është keqpërdorur nga Jack Smith, si përshpejtues për arrestim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Jack Smith bëri presion te të arrestuarit dhe mbrojtja me deklaratën se ai dhe Prokuroria do të jenë të gatshëm që gjykimi të fillojë në muajin shtator të vitit 2021, ndonëse as sot e kësaj dite nuk janë të gatshëm ta mbrojnë një aktakuzë e mbi ndërtuar me “dëshmi” të shërbimeve të Sigurisë të Serbisë.
Me këtë presion kohor, e rrezikoi mbrojtjen efektive të të akuzuarve duke hyrë në ujërat e diskriminimit përmes vazhdimit përtej arsyes të masës së paraburgimit. Po ky prokuror kërkoi mbi 1,860 orë për të prezantuar aktakuzën kohë që është më shumë se thuaja për të gjithë të dënuarit e Tribunalit për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë. Ky prokuror nuk mori asnjë vendin në favor të të akuzuarve, as te masa e paraburgimit, as te mundësia e zëvendësimit të kësaj mase e as te trajtimi shëndetësor.
Në mënyrë të paskrupullt dhe joprofesionale fshehu provat shfajësuese për të akuzuarit dhe me shumë vonesë dorëzoi provat e kërkuara nga mbrojtja. Pra, bëri të pamundurën të pengojë mbrojtjen e të akuzuarve.
Në kohën kur të krijohen rrethanat normale për një hetim të pavarur, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht do të krijohen edhe kushtet për përcaktimin e përgjegjësisë për këtë Prokrust të drejtësisë i cili, jo që nuk bëri asgjë për hetimin se si u realizua rrjedhja e dokumenteve të ndjeshme nga tavolina e zyrës së tij por se duket, me mosveprim ka penguar këto hetime.
Edhe dorëheqja e tij , në fakt është përpjekje të shtyhet gjykimi si dhe masa e paraburgimit. Nga aspekti i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, Prokrusti , Jack Smith është dhunues flagrant i këtyre të drejtave dhe me largimin e tij nga ky post aspak nuk humbë drejtësia por krijohen parakushtet për korrigjimin e kësaj padrejtësie.
Roli i tij në Dhomat e Specializuara ishte puro politik, sikur që edhe roli që do ta luaj në të ardhmen do të jetë krejtësisht politik.
Çështja që brengosë KMDLNj se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë guxim dhe as përgatitje profesionale të kundërshtojnë këto padrejtësi që po i bënë ZPS në Hagë, duke kërkuar përgjegjësi për rrjedhjen e dokumenteve të ndjeshme nga kjo zyrë, e që pasojat po i bartin qytetarët e Kosovës dhe vet shteti i Kosovës, kurse përfitues material dhe politikë po dalin Serbia dhe Prokrust Jack Smith, tash i shndërruar në ndjekës personal të Trump-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët