Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë reaguar ndaj transportimit me një automjet për në gjykatë, për dy të dënuarit me inicialet SH.M dhe B.K, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Sigurisë së Lartë.
Në një njoftim për media thuhet se i dënuari Shkumbin Mehmeti i ka shprehur shqetësimin lidhur me sigurinë e jetës e tij dhe familjes, pas kërcënimeve që thotë t’i ketë marrë nga i dënuari tjetër Bedri Krasniqi, në rastin e të cilit Mehmeti ishte dëshmitar, ndërsa të dy ishin vendosur në të njëjtin autoburg.
Sipas njoftimit, KMDLNj thotë se Mehmeti ka shprehur edhe dyshimet se vendosja në të njëjtën veturë me Bedri Krasniqin, është sinjal nga autoritetet që të mos dëshmojë kundër këtij të fundit.
Ndërkohë KMDLNj përmes një reagimi për media thotë se vendosja në auto burg e dëshmitarit dhe të dënuarit është lëshim i rëndë profesional dhe rrezikon jetën e të dy palëve.
Reagimi i plotë i KMDLNj-së:
Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive në Prishtinë i është drejtuar i dënuari Sh. M. në vuajtje të dënimit në burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc duke shfaqur shqetësim të thellë për sigurinë e tij dhe jetën sa është në vuajtje të dënimit në BSL si dhe për jetën e anëtarëve të familjes që , gjithashtu , sipas të dënuarit Sh. M janë të rrezikuar. I dënuari Sh. M . në vuajtje të dënimit në BSL në Gërdoc ka deklaruar në KMDLNj se pikërisht për faktin se është dëshmitar kundër B. K, prokurori i rastit ka kërkuar masë mbrojtëse për Sh. M prandaj për shtatë (7) vite me radhë nuk i lejohet të kontaktojë me asnjë të burgosur apo të dënuar. Për më tepër, futja në një auto burg bashkë me B. K me ç ‘rast sipas të dënuarit Sh. M është kërcënuar ai dhe familja e tij është një sinjal i qartë që autoritetet ia kanë dërguar që të mos dëshmojë kundër B. K e që realisht është dëshmitar.
Duke mos hyrë në këtë raport midis të dënuarve, KMDLNj i përkujton Shërbimit Korrektues të Kosovës se ka përgjegjësi për sigurinë dhe jetën e të gjithë personave të privuar nga liria për aq kohë sa ata janë nën kujdesin e SHKK-së. Është praktikë e njohur deri më tani që dy të privuar nga liria, në rast se kanë konflikt, nuk vendosen në të njëjtin burg apo vendosen në krahët e burgut ku takimi i tyre bëhet i pamundur. Në rastin konkret kur Sh. M . dëshmitar kundër të dënuarit B. K vendosen në një auto burg të përbashkët, është lëshim i rëndë profesional që seriozisht mund të rrezikojë jetën edhe dëshmitarit Sh. M . si dhe të dënuarit B. K. prandaj KMDLNj kërkon hetime të shpejta për rastin si dhe ndërmarrjen e masave që në ardhmen të mos përsëriten rastet e ngjashme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët