Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi se mbetja në rrugë e nxënësve të paregjistruar është shkelje e të drejtave të njeriut.
KMDLNj-së i janë drejtuar prindër dhe nxënës që nuk arritën të regjistrohen në afatin e paraparë kurse tani kanë mbetur pa u regjistruar.
“Në sqarimin e kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ishte një përgjigje se sipas legjislacionit në fuqi shkollimi i mesëm dhe i lartë nuk është obligativ dhe se nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollat e dëshiruara mund të regjistrohen në shkollat profesionale, ku ka ende vende të lira por kjo nuk nënkupton se të gjithë nxënësit do të regjistrohen. Gjithashtu, DKA në Prishtinë i ka thënë KMDLNj – së se 14 mësimdhënës kanë mbetur jashtë listës së pagave shkaku se Ministria e Financave nuk ka ndarë mjete për ta e që ndikon në efikasitetin dhe rritjen e mundësive për të pranuar nxënës të rinj”, thuhet në njoftim.
Përkundër faktit se shkollimi i mesëm nuk është obligim ligjor, nga aspekti i të drejtave të njeriut lënia e kësaj kategorie të moshës shumë të ndjeshme rrugëve dhe pa mundësi të vazhdimit të shkollimit paraqet shkelje të drejtave të njeriut e rregulluar me dokumentet ndërkombëtare.
KMDLNj thekson se imponimi i shkollimit dhe shkollës e pamundëson zhvillim e plotë të personalitetit., kurse pamundësia e vazhdimit të shkollimit i rritë dukuritë negative deri në shtim të kriminalitetit në mesin e të rinjve aq më parë që ka të bëjnë me kohën e adoleshencës kur është në formim personaliteti i fëmijës.
“KMDLNj nuk pajtohet që nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm dhe shembullorë të detyrohen të shkojnë në shkolla profesionale prandaj kërkon që Drejtoria Komunale e Arsimit, së bashku me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe në përkrahje të Ministrisë për Financa të bëjë zgjidhje për regjistrim e të gjithë nxënësve kurse për ata me sukses të shkëlqyeshëm dhe shembullorë dhe të cilët nuk janë regjistruar në shkollën e dëshiruar, t’u jpet mundësia për të zgjedhur mundësinë e dytë, pa iu imponuar shkolla profesionale si e vetmja mundësi. Ekziston mundësia që çdo shkollë të hapë një paralele shtesë në mënyrë që të regjistrohen të gjithë nxënësit e paregjistruar”, thekson KDMDLNj.
KMDLNj përkrah kërkesat e drejta të prindërve dhe nxënësve që kanë mbetur pa u regjistruar dhe kërkon që për ta të bëhet një zgjidhje e shpejtë në mënyrë që të mos e humbasin vitin.
Këtë kërkesë të prindërve dhe nxënësve, KMDLNj do ta paraqesë edhe në takimet me autoritetet përkatëse sikur që do të kërkojë nga Ministria e Financave të ndajë mjete shtesë për DKA në Prishtinë ku edhe është numri më i madh i të paregjistruarve dhe ku është i theksuar ky fenomen për faktin se në disa shkolla të preferuara për shumë nxënës, është numër jo i vogël nga ata nxënës të qyteteve tjera të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë