Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të hetohet rasti i kërcënimit që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një komunikate, KMDLNJ ka shprehur shqetësim, pasi sipas tyre është rritur numri i kërcënimeve përmes rrjeteve sociale e që po shkakton pasiguri për të kërcënuarit sikur edhe për opinionin aq më parë që këto raste nuk po zbulohen dhe se edhe në raste kur po zbulohen shqiptimi i masave po jetë në shpërputhje të madhe me pasojat që po i shkakton.
“KMDLNj pret dhe kërkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga Njësia kundër krimeve kibernetike dhe Prokuroria e Shtetit ta hetojnë rastin në mënyrë që kërcënuesit të nxirren para drejtësisë dhe të pamundësohet hapësira për spekulime apo përfitime politike nga kushdoqoftë që e ka një qëllim të tillë. Policia e Kosovës ka potencial të duhur profesional dhe teknik që të zbulojë adresën nga është dërguar ky kërcënim dhe kërcënimet tjera”, thuhet në komunikatë.
KMDLNj po ashtu ka kërkuar nga të gjitha palët të përmbahen nga deklarimet paragjykuese dhe spekulative e që kanë për qëllim të ushtojnë presion dhe ndikim në opinion, ekskluzivisht për qëllime politike.
“KMDLNj e përkrah plotësisht reagimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila kërkon që t'i mos i bëhet presion gjatë shqyrtimit të rastit të Dekretit të Presidentit për mandatarin e propozuar për formimin e Qeverisë së Kosovës. Në këtë kontekst për KMDLNj është i papranueshëm dhe absurd çdo kërkesë e zyrtarëve dhe bartës të posteve institucionale për mosrespektim apo mospranim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese , cilido qoftë ai vendim. Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm dhe çdo thirrje për kundërshtim, qoftë përmes protestave apo moszbatim është rrezikim i rendit kushtetues në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ. /Telergafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës