Arb Manaj ka qenë i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ylli i kampionit në elitën e futbollit kosovar, Dritës, ka zbuluar shumë gjëra rreth karrierës së tij, disa prej tyre që nuk janë dëgjuar më parë.


“Javët e para më dukej si në ëndërr, pasi e kisha pritur aq gjatë. E kisha Ilir Mustafën aty”, thotë Manaj.

“Ai e dinte turqishten sepse nga Prizreni. Më ndihmonte për çdo gjë, gjithçka ishte në rregull. Turqit dihet se janë të flaktë pas futbollit”.

“Aty fillova shumë mirë, 12 ndeshjet e para, gjashtë gola...”, rrëfen më tej ylli i Dritës.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app